“Miss Globe International 2009”
Autori i Lajmit: red.
Janë 56 nimfa, të cilat do të konkurojnë me bukurinë hyjnore që kanë. “Miss Globe International 2009” vjen përsëri në Shqipëri. 56 bukuroshet nga vende të ndryshme të botës do të garojnë në qytetin e Durrësit për kurorën e më të bukurës. Në edicionin e tij të 36, “Miss Globe International” rivjen për të gjashtën herë radhazi në Shqipëri. Petri Bozo, producent i spektaklit shprehet se këtë vit turi i bukurosheve do të fillojë me jugun, veriun e Shqipërisë e më pas do të shkojë deri në Kosovë. Edhe këtë herë për t u veçuar është se në "Miss Globe International" do të garojnë dy vajza shqiptare: "Miss Shqipëria 2009" dhe "Miss Kosova". Spektakli do të vijë për spektatorët dhe teleshikuesit më datën 1 nëntor, ku fitueses së radhës do t i dorëzohet kurora nga “Miss Globe” në fuqi, Almeda Abazi.
Ertemiona dhe Arbnora përfaqësojnë bukurinë shqiptare
Sapo ka mbushur 18 vjeçe dhe i ka të qarta idetë për të ardhmen e afërt. Ajo do të jetë një Miss gazetare. Ndërsa kur rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2009” nuk mendonte se do të mund të përqafësonte bukurinë shqiptare Ertemiona e dine mjaft mirë se do të bëhej një gazetare. Ertemiona ka fituar të drejtën për të studiuar Gazetari, para se të mbante mbi krye kurorën dhe spektrin e më së bukurës shqiptare. Numri katër ka qenë fatsjellës për biondinën e ardhur nga qyteti i serenatave, që spikaste për sensin e humorit gjatë kontakteve para spektaklit të bukurisë. Tani 18 vjeçarja Korçare do të sfidojë në skenën e Durrësit 55 bukuroshe të tjera nga i gjithë Globi. Arbnora Ademaj, apo siç e njohin të gjithë Miss Kosova 2007 , do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Globe International 2009”, që do të mbahet në Shqipëri gjatë muajit tetor. Oferta i ka ardhur nga organizatori i këtij spektakli, Petri Bozo. Arbnora është shfaqur entuziaste për pjesëmarrjen në “Miss Globe International 2009” dhe e ka vlerësuar lart ftesën e Petri Bozos. “Ndjehem e kënaqur që do të përfaqësoj Kosovën-shtet në “Miss Globe International”. Sa i përket çmimit shpresoj të shpërblehem me ndonjërin prej tyre, por edhe nëse nuk arrij të marr çmim, atëherë nuk do të zhgënjehem, ngaqë me rëndësi është të jem pjesëmarrëse”, shprehet ajo. Arbnora ka marrë pjesë në shumë evenimente të bukurisë, por çmimi që e bën të ndihet më së miri thotë se është në “Miss Kosova 2007”. “Kam disa tituj ku jam shpërblyer me çmime, si “Miss Peja 2006”, “Miss Dea 2006” në Shqipëri, mirëpo më shumë veçoj çmimin “Miss Kosova 2007”, shton ajo. Për t u paraqitur sa më mirë në “Miss Globe International” Arbnora është duke punuar shumë. “Përveç ushtrimeve që jam duke bërë për t u paraqitur sa më mirë në Miss Globe International , jam duke mbajtur dietë, ngaqë kam shtuar pak peshë. Shpresoj që deri datën e spektaklit do të arrij peshën e duhur trupore dhe do të mundohem të paraqitem sa më mirë”, përfundon Arbnora.
Historia
"Miss Globe Internacional" u themelua 34 vjet më parë në SHBA, nga Charli See, pas vdekjes së të cilit të drejtën e patentës e gëzon bashkëshortja e tij. Për 18 vjet, konkursi është organizuar në Kaliforni, ndërsa më pas, për 12 vjet të tjera me radhë kjo ishte një patentë që zhvillohej në Turqi e që u shfrytëzua nga shteti dhe organizatorët për promovimin e turizmit. Por që në momentin që "Deliart" mori këtë patentë, e kishte humbur disi vëmendjen. Situatë që nuk vonoi të ndryshonte falë seriozitetit dhe performancës artistike të organizatorëve shqiptarë u arrit që ky konkurs gjigand të bëhej pjesë e agjendave të projekteve botërore. Sot patentën e "Miss Globe International" kërkojnë ta marrin Kina, Spanja, Greqia... Megjithatë ky është një mision i përmbushur tashmë për shqiptarët. Sepse patenta e "Miss Globe International" ka shërbyer përveçse për të lançuar një Shqipëri ndryshe nëpër botë, një lloj marketingu i shkëlqyer për ne, ka shërbyer edhe për promovimin e Kosovës, pasi që prej viti 2004 (edhe pse Kosova nuk ishte shtet i shpallur) "Deliart" ka vendosur krah përfaqësueseve të shumë vendeve edhe fashën “Kosovo”.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009