Kurba në rënie e Edi Ramës
Në vazhdë të skandalit të anëtares së Asamblesë Parlamentare të PS-së, në Kaliforni
Në një shkrim me 36 pika të Kastriot Islamit, analistit më të besuar në argumentet kundër E. Ramës, në një të përditshme (18.12.2012), lexojmë se “Me Ramën në krye socialistët do të mbeten në opozitë”. Qysh në pikën 1, shkruhet se “Rama s’qendron dot në krye të PS-së, pas humbjes në vitin 2013”. Kritikat e të përjashtuarit nga PS-ja prej Ramës, por me prestigj të spikatur në të majtën tonë, por edhe në atë europiane, parashikimet e z. K. Islami, pra, gjer tani i ka verifikuar koha, por jo “Kurbani” i ER-së. Ky libër besohet se do të pësojë fatin e “Refleksioneve”. Ngjarja e bujshme e radhës është ajo vjedhja ordinere në një dyqan të Kalifornisë, nga ana e njërës prej anëtareve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e zënë me duart ne presh së bashku me bashkëshortin e saj në këtë hajní. Ky i fundit është pedagog në njërin prej universiteteve tona, që na bën të marrim me mend sesi do të kishin qenë marrëdhëniet e studentëve katranjosë me “të ardhura” të majme prej etërve, me pedagogun e diskredituar, tashmë. Kuptohet se e kemi fjalën për mosmbetjen e nxënësve që nuk e meritonin kalimin! Në “Kurbanin” e tij më duket se autori i librit, Edi Rama, i ka bërë vetes një dëm të madh. Cilido që ka pasur durimin ta lexojë nga fillimi në fund, mund të nxjerrë përfundimin se autori i këtij libri i ka bërë vetes një të keqe të madhe: Atë të rënies së personit të tij politik për shkak të kundërthënieve të njëpasnjëshme. E kam fjalën, këtu, jo për ata njerëz të zvetënuar, ekstravagantë dhe kapsolle nga fiqiri, si ai që i jepte zemër për akuzat e perversiteteve të tij, të nudizmit, të çorapeve të verdha, të vathëve në vesh e të përpjekjeve që atë dosjen e tij gjyqësore të divorcit, t’ua ngarkonte armiqve të tij politikë. Në faqen 37 të “Kurbanit” njëri prej këtyre alter egoje na del me frazën: “Po ktheu, o burrë, njëherë në origjinë, se na ka marrë malli për atë Edi Ramë”! Duke folur për njerëz të këtij kallëpi, sigurisht që ka edhe të tjerë si ky, të entuziazmuar nga ata që mahniten nga fjalitë që një njeri, me një edukatë të zakonshme, nuk do të donte që as të viheshin në libër, madje me mburrje e me thirrje të tilla në sheshin Skënderbej : “ Ooooo doooooktooooor...”. (f. 36. E siguroj lexuesin se nuk mungon asnjë nga “o- të” e origjinalit: Janë14: Katër te fjala e parë, 5+5= 10 tek e dyta). Dhe, si për t’u tallur me vetveten, pak rreshta më sipër, na “moralizon” për bashkëjetesë njerëzore, që “të mos shihnim njëri-tjetrin si armiq”! Atij edhe sot nuk i bën goja ta cilësojë kundërshtarin e tij me “z. Berisha”, por “Sala”. Ndërsa ky i fundit e përmend këtë njeri të “ kinse etiketës”, me “Z. Rama”...
Parabola e Ramës, me degët teposhtë, është në rënie në krahun e djathtë. Të katër të vërtetat ia kanë thënë në sy jo vetëm Kastriot Islami, jo vetëm përfaqësuesit e asaj lëvizjeje që u quajt LMN, por ia kanë përplasur edhe brenda radhëve të tij, ku janë bërë zgjedhjet vendore, “me urdhër nga lart” (po përmendim vetëm Sarandën, etj). Mit’hat Avarin Edi e quan, në f. 67, “llafeshumë” e “tekanjoz”, që t’ia përvetësojë protagonizmin në shembjet e ndërtimeve pa leje në Parkun Rinia dhe në brigjet e Lanës. Por Kol. Havari e nxori gënjeshtar në një shkrim të gjatë në gazetë, me dëshmitarët e kohës së këtij aksioni. Në replikën publike të z. Havari, Edi Rama u caktua vetëm për rregullimin e barit! “Dëshmitarët janë gjallë”, - kishte thënë replikuesi Havari. Justifikimet megalomane gjenden veçanërisht te periudha kur E.Rama ishte ministër i Kulturës e Sporteve, me aktivitet afër zeros. Një person me sedër nuk do të kishte guximin ta vinte në faqet e librit të tij atë kohë diskredituese për të. Mjafton t’i bëhej pyetja: Të tregojë cili ndër intelektualët apo artistët, cila nga aktoret /aktorët, nga kompozitorët, nga balerinat, nga këngëtaret/këngëtarët nga skulptorët ... ia vlerësuan të vetëquajturat suksese të tij, në atë kohë? Asnjë. Sepse të gjithë iu kundërvunë në një grevë urie të përbashkët, që përfundoi me polici e me thyerje brinjësh. E.Rama ka paturpësinë të tregojë ( në f. 35) edhe për arien e famshme të “Aidës” së Verdit para shkallëve të pallatit të Teatrit të Operës e të Baletit “nën tingujt e korit të skllevërve”! E përmend “Aidën” dhe arien sikur të përfaqësonin lavdet për njeriun kundër art-kulturës! Nuk dëshiron të kuptojë se cilët janë skllevërit. Ai flet për “disa” ktorë e muzikantë kundër reformave(!) të tij. Gënjen. Ajo “disa” duhej zëvendësuar me “të tërë”. Doli edhe një peticion intelektualësh të rëndësishëm, pa dallime partiake, që e telendisën! Ai përmend ngjarje për të cilat duhet të heshtte. Pas Ramës si ministër kemi një “bum” të art-kulturës. Por kjo është temë më vetë. Dhe e mbyllim me kaq. veçse mund të nxjerrim edhe një përfundim, tepër të hidhur për megalomanin që edhe dështimet skandaloze kërkon t’i shndërrojë në suksese! E përfundimi është ky: Për derisa Rama dështon për faqe të zezë si ministër, si mëton ai që të bëhet kryeministër? Me këtë absurditet të tij të radhës, e mbyllim këtë temë, për sot.
***
Duke shfletuar në enciklopedinë Google, në internet, na ka bërë përshtypje një replikë të ashpër të një gruaje që shkruan me psudonim. Ndonëse, në një rast si ky, kur nënshkruesja nuk del hapur, - domethënë jo me emër por me pseudonim - natyrisht që të dhënat e saj mund të përgënjeshtrohen. Por mund të themi, megjithatë, edhe anën tjetër të medaljes: Se argumentet e saj janë të një personi që nuk mund të përgënjeshtrohet aq lehtë tërësisht. Se kuptohet në shkrimin e saj, që ajo i është futur thellë, tepër thellë, problemit; pra, nuk është një person i rëndomtë. Mbase ajo zonja mund të mëtojë: “Le të kontrollohen të dhënat e mia, atëherë unë heq dorë nga pseudonimi dhe dal hapur. Ajo ka besim në të vërtetat e saj. Argumentet e saj janë shumë të mprehta në disa tematika, sidomos në temën që mund të marrë nëntitullin : “Shkaktar i krizës ekonomike në Tiranë”. Shifrat janë të shumta, të imta, të detajuara. Nuk mund t’i marrim të gjitha temat e saj, se do të dilnim gjatë. Le të shohim vetëm nëntemën e spekulimeve të Ramës, që e ka deklaruar veten fukara në “Kurbanin” e tij:
Për zgjerimin e rrugëve ekzistuese në Tiranë, ka marrë prej buxhetit te shtetit 1.000.000 dollarë për 1000 metër. Me këto para mund te ndërtohej e njëjta rrugë me 6 kalime. Nuk ka firmë ndërtimi së cilës Edvin Rama edhe sot të mos i ketë borxh 50% te investimit që kanë bërë firmat. Dhe u thotë, si te filmi "I teti ne bronz", se leket do t’i marrin kur të çlirohet Shqipëria! Ai ka vendosur një monopol të dhunshëm mbi ndërtimin, duke prishur raportin "Kërkesë - Ofertë" dhe është shkaku kryesor që në Tiranë ngrihen çmimet e ndërtesave artificialisht. Taksapaguesit më të mëdhenj janë ndërtuesit, që paguajnë 40% te buxhetit te shtetit. Edi Rama është shkaku kryesor për frenimin e ndërtimeve. Ai është milioner i mafies shqiptare, e cila e vuri ministër të Kulture në favor te interesave të veta, me qëllim që ta bënte monopol qendrën e Tiranës, të cilën ai, në atë kohë, e shpalli monument kulture. Në kohën që mori në dorë bashkinë, i zgjedhur nga mafia e kuqe, ai ato ndërtesa që i kishte shpallur monument kulture, ua shiti pjesëtarëve të "Hakmarrjes për drejtësi" dhe përfitoi nga ato ryshfete prej milionash dollarë.
Edi Rama shiti parlamentin e parë shqiptar ku kishte folur Fan.S. Noli . Ish - Kinema 17 Nëntori, sot është shndërruar në ndërtim shumëkatesh. U bë pronë e anëtarëve "Hakmarrja për drejtësi", që vrau shoferin e kryeprokurorit Sallaku. Këto janë të dhëna nga burime të fshehta. Ky ishte dhe shkaku që Edi Rama u bë anëtar i PS-së, për të pasur një mbrojtje politike, pasi kishte lidhje me bandën "Hakmarrje për drejtësi". Edi Rama është ideator dhe autor i tentativës për prishjen e Teatrit Kombëtar për dy arsye: Në tokën e Teatrit Kombëtar janë rreth 14.000 m² në qendër të kryeqytetit dhe dihet që është tokë shtetërore. Ajo iu ishte premtuar nga ana e tij " firmave te kuqe" te cilat e sollën Edin në pushtet - si Ilir Trebicka, Fidel Ylli, , etj. Edi Rama ka vendosur jo vetëm monopol mbi ndërtimet, por edhe mbi zyrat e projektimit. Nuk mund te aprovohej projekti i një arkitekti dhe konstruktori, në qoftë se nuk është e nënshkruar nga të afërt të Manush Myftiut ose nga dhëndri i diktatorit apo nga ish- shefi i kabinetit të Hoxhës: Edi Rama që pretendon zona te gjelbra në qytet, është autori i shitjes se fidanishtes, e cila ndodhet pranë Arkivit të shtetit dhe Stacionit të Trenit, duke ia ndryshuar planin rregullores së qytetit dhe kryesisht zgjerimin e Stacionit të Trenit. Këto lloje ndërtimesh janë dhënë për favore politike të linjave të Gramoz Ruçit, Halim Jahos, Ardian Resulit etj. Edi Rama, në fushatën e tij si kryetar bashkie, erdhi me idenë e ndërtimeve te ulëta dhe ruajtjes së rregullores të qytetit të Tiranës. Kështu ai, prapa Sallës së Kongreseve ka dhënë një leje ndërtimi prej 21 katesh ,18 në sipërfaqe dhe 3 kate nën tokë. Është ai para Sheratonit ne sheshin "Italia". Në zonë të gjelbër ka dhënë një leje ndërtimi qe shkatërron të gjithë formën e projektit te vjetër italian i cili ka formën e sëpatës së Liktorit, ku bulevardi ishte bishti, ndërsa sëpata përbëhet nga godina e kuvendit popullor, stadiumi dhe objektet përqark. Ndonëse është personi që shprehet për mbrojtjen e arsimit dhe të kulturës kur thotë se shkollat janë pronë e popullit, ndërkohë është autor i dhënies së lejes së ndërtimit të një ndërtese në oborrin e Liceut Artistik në Tiranë, që sot është i përfunduar. Edi Rama është autor i një lejeje të ndërtimit në shkollën “Kosova” në vendin ku "pa dashje" është djegur ajo shkollë, dhe Presidenti i firmës së kësaj ndërtese është Baudin Zere, burri i Anila Capos, gjyqtare në shkallën e parë, në gjykatën ku "shoku" Edi Rama 3 këmbët e tjera i ka mbi pushtetin gjyqësor. Gjate kohës kur ka qenë ministër i Kulturës, është autor i dhënies me qira të "Ambienteve të Akademisë së Lartë të Arteve me 1 dollar për m² Fidel Yllit; çmimi në atë zonë, në atë kohë ishte 10 deri në 15 dollarë për m². Edi Rama që kur ka qenë ministër i Kulturës i ka dhënë televizorit "Top Chanel" ambientet e Piramidës (Ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha), me tarifa tepër favorizuese. Njëherësh u ka dhënë një studioje televizive dhe një të përditshmeje ambiente të ish- uzinës traktori, me qira tepër favorizuese.
Ne shkallen e parë te Gjykatës së rrethit, nënkryetarja e kësaj, - burri i së cilës ka firmë ndërtimi – ose gjykon vetë, ose procesin e kryen një kolege e saj, me burrin ndërtues. Në këtë mënyrë gjyqi fitohet kurdoherë nga bashkia. (Pastaj flitet për Gjykatën e Apelit me ndërlidhje personash (njëri prej të cilëve cilësohet si kriminel dhe pronar lokalesh – kësisoj që fraza kërkon një verifikim më të saktë), i kërkoj të falur shkrueses anonime, që ia kam redaktuar këtë pjesë të shkrimit të saj, duke lënë vetëm përfundimin “I bie logjikisht që Edi Rama posedon edhe Gjykatën e Apelit”. Më tej shkruhet për Gjykatën e Kasacionit, në të cilën përmenden disa emra si edhe emri i një femre e cila “është shefe e kabinetit të shokut Rama”. Ky fragment përfundohet me: “E. Rama e ka futë nën kthetrat e tij edhe këtë gjykatë”.
Pastaj shkrimi përqendrohet në shifra: Për një leje ndërtimi investitorët duhet ta paguajnë Edi Ramën me 100.000 dollarë. Një pronar i një firme, i cili nuk ishte në gjendje te paguante 100.000-shin i shkoi Edit ne zyrë dhe i tha: “Të lutem, nuk kam aq sa kërkoni ju, por kam vetëm 60.000 dollarë. M’i prano këto që kam, se nuk i them kujt”. Edi Rama iu përgjigj me një edukatë të një mafiozi apo të një gangsteri : Bëj 100.000$ dhe jo 99.000$ se nuk t’i pranoj dhe dil me megafon te sheshi "Skënderbej" dhe thuaju (njerëzve) se Edi Rama më ka kërkuar 100.000, se s’e çaj ...(Këtu shkruesja më ngjan si tepër agresive dhe me konfidenca të shumta, mbase prandaj nuk ka dalë me emër).
Pra i bie, në qoftë se ke ndonjë problem për te zgjidhur në Bashkinë e Tiranës duhet te bësh ankese ne OKB, pasi oktapodi që është kryetar i saj ka pushtet mbi pushtet gjyqësorë, si edhe pushtetin ekzekutiv. Me një fjalë Edi Rama, me sa ka bërë dhe me sa po bën nuk e ka te gjatë postin e tij.
Temat e tjera lexuesi mund t’i gjejë në faqet e internetit, në Google.