Kurban Bajrami, Mijëra besimtarë në pelegrinazhin në Mekë
Ashtu si çdo vit, në Arabinë Saudite miliona myslimanë nga e gjithë bota, kanë mbërritur në vendin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, për të qenë pjesë e pelegrinazhit të Haxhit dhe për të pritur festën e Kurban Bajramit. Pavarësisht përhapjes së epidemisë së virusit A/H1N1, janë të shumtë besimtarët myslimane që i janë drejtuar vendit të shenjtë, Mekës. Rreth 3 milionë myslimanë marrin pjesë në pelegrinazhin drejt qytetit të shenjtë të Mekës, duke përfshirë edhe 2 milionë të të tillë që vijnë nga vende të tjera të botës. por cfarë është pelegrinazhi ose Haxhi? Pelegrinazhi ose haxhilleku në Mekë, është një ndër pesë shtyllat kryesore të besimit islam, dhe konsiderohet si detyrim për t'u kryer nga çdo musliman të paktën një herë gjatë jetës së tij. haxhillëku përfaqëson fazen e fundit në udhëtimin e shtegtarit shpirtëror. Ai përfaqëson fazën në të cilën njeriu i dorëzohet plotësisht vullnetit të Zotit, dhe sakrifikon të gjitha interesat e tij, flak tutje të gjitha komoditetet e tij të jetës për hir të dashurisë për Allahun. Kërkesa e parë e Pelegrinazhit, e njohur si Ihrãm, në të cilën hiqen të gjitha veshjet e kushtueshme dhe shtegtari shpirtror ka vetëm dy çarçafë pa tegela për të mbuluar trupin, përfaqëson shkëputjen e të gjitha lidhjeve materiale për hir të dashurisë së Zotit. Një tipar tjetër i spikatur i Pelegrinazhit është Taëãf-i, rrotullimi rreth Qabesë ose (Ka'ba-së), dhe duke kryer këtë akt të jashtëm një haxhi tregon se zjarri i dashurisë Hyjnore është ndezur brenda zemrës së tij. besimtari që merr pjesë në haxhë kryen rrotullime përqark Shtëpisë së Atij që adhuron, dhe të cilit ai i falet. Në zhvillimin vjetor të Pelegrinazhit, miliona njerëz gurmbullohen ne Mekë.
Pelegrinazhi ka dhe një ndikim të mrekullueshëm, si asnjë institucion tjetër në botë, për besimtarët e fesë islame, në sheshimin e të gjitha dallimeve të racës, ngjyrës, kombësisë, përkatësisë sociale apo pasurisë që ai posedon. Jo vetëm që njerëz të të gjitha racave dhe të gjithë vendeve mblidhen së bashku si shërbëtorë të Zotit, por ata nuk i dallon aspak nga njëri tjetri, pasi janë të gjithë njëlloj. gjatë pelegrinazhit, të gjithë lëvizuin në të njëjtin drejtim, e të gjithë artikulojë fjalë që i drejtohen allahut. Në këtë mënyrë çdo muslimani i kërkohet që të kalojë një herë në jetë nëpër atë portë të ngushtë të barazisë që të çon drejt vllazërimit të gjërë. Të gjithë njerëzit janë të barabartë në lindje dhe në vdekje, por Pelegrinazhi është rasti i vetëm në të cilin ata mësohen si të jetojnë njëlloj, si të veprojnë njëlloj dhe si të ndjejnë njëlloj. Pelegrinazhi ne Meke eshte nje nder pese shtyllat kryesore te fese islame dhe cdo vit qyteti i shenjtë, vizitohet nga miliona besimtare muslimane te cilet arrijne kulmin gjate Muajit te Ramazanit.