Gripi sezonal, vaksinohen fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallulli"
Në një kohë kur gjëndja alarmuese për virozat e stinës së vjeshtës po vjen duke u rritur, ku në Shqipëri numërohen rreth 12000 raste gripi sezonal në javë, Instituti i Shëndetit Publik ka marë inisiativën e vaksinimit të fëmijëve jetim të shtëpisë së fëmijëve "Zyber Hallulli". Specialistët e ISHP-së kanë biseduar me fëmijët e kësaj shtëpie ku dhe i kanë udhëzuar ata se si të mbrohen nga gripi sezonal.
Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili shpërhapet në mënyrë të lehtë nga një person në tjetrin. Viroza qarkullon dhe mund të prek cilindo pavarësisht moshës apo grupit social, ku më të prekurit nga ky grip janë fëmijët.