“Kurbani” i Ramës, Topi: Është një libër që duhet pasur në bibliotekë
11/11/2011 Presidenti i Republikës merr librin e kryetarit të Partisë Socialiste në panair
Në vizitën tashmë të kthyer në traditë në Panairin e Librit, Presidenti Bamir Topi ka vizituar dje të gjitha stendat e ekspozuara, ku ndër të tjera i është dhuruar dhe libri “Kurban”, i shkruar nga Edi Rama. Një ditë pas publikimit, Topi e ka komentuar librin, ndonëse jo drejtpërdrejt, duke e cilësuar si botim për t’u pasur në bibliotekë. I pyetur nga gazetarët e pranishëm për përshtypjet e tij për shkrimet e Ramës, Topi iu përgjigj duke thënë: “Unë preferoj që kur lexoj, sidomos në këto momente, të relaksohem duke iu larguar politikës, por kjo nuk do të thotë që ato mund të mos jenë pjesë e arshivës sime. Dëshiroj t’i falënderoj, sepse sot kam marrë dhuratat më të bukura, sepse të marrësh libër, është dhurata më e bukur!”, duke lënë të nënkuptohej se libri i shefit të opozitës tashmë është pjesë e bibliotekës së tij personale. Por batutat kanë vijuar më tej teksa është pyetur sërish për numrin e librave që botuesit i dhuruan kreut të shtetit. “Unë nuk i identifikoj me numrin, por me dëshirën që patën ata që e reklamojnë librin, për ta pasur si pjesë të bibliotekës sime”, - u shpreh Topi. Gjithashtu, gjatë vizitës së djeshme në Panairin e Librit, Presidenti i Republikës u takua dhe bashkëbisedoi me disa prej titullarëve e përfaqësuesve të shtëpive botuese. Në bisedat me ta, ai u ndal tek rëndësia e industrisë së botimit të librit, veçanërisht tek cilësia e botimeve. “Kënaqësia ime shumëfishohet kur shikoj kaq shumë njerëz, dhe mbi të gjitha, kur shikoj brezin e ri që dëshiron të jetë në kontakt me librin. Shumë nga të rinjtë kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin”, - tha Topi. Edhe pasditen e djeshme në panair, Edi Rama ndodhej në stendën e shtëpisë botuese të librit të tij, për të dhënë autografe për të gjithë lexuesit.
Batutat me gazetarët
Topi: Panairi këtu është një koncentrat shumë i fuqishëm i mendjeve krijuese, qofshin këto figura shkrimtarësh klasikë e të vjetër të botës moderne, të atyre që janë gjallë, por dhe të atyre që s’jetojnë më. Edhe të shkrimtarëve shqiptarë, atyre me emër, por edhe atyre që e kanë përzier bukur politikën me librin, pse jo, janë pjesë e pasurisë.
Gazetarët: Po flisni për librin e zotit Rama?
Topi: Ne po flasim për të gjithë. Juve gazetarët keni dëshirë që t’i identifikoni. Unë flas në përgjithësi. Atëherë, dëshiroj edhe një herë të përgëzoj organizatorët, të gjithë ata që marrin pjesë në këtë panair, edhe juve që e ndiqni me kaq interes dhe dashuri!
Gazetarët: I lexoni politikanët shkrimtarë? Në këtë rast, Ramën e lexoni?
Topi: Unë preferoj që kur lexoj, sidomos në këto momente, të relaksohem duke iu larguar politikës, por kjo nuk do të thotë që ato mund të mos jenë pjesë e arshivës sime. Dëshiroj t’i falënderoj, sepse sot kam marrë dhuratat më të bukura, sepse të marrësh libër, është dhurata më e bukur.
Gazetarët: Sa libra keni marrë, zoti President?
Topi: Unë nuk i identifikoj me numrin, por me dëshirën që patën ata që e reklamojnë librin, për ta pasur si pjesë të bibliotekës sime. Ju faleminderit!