Miratohet Plani Urbanistik i Tiranes, PS voton xhamine
11/11/2011 Ndërtimi i xhamisë bashkon ndasitë politike të këshillit, debate për vendimet e tjera
Mblidhet këshilli Bashkiak. Vendimet në shumicë aprovohen vetëm nga këshilltarët e mazhorancës
Pas më shumë se tre orë debatesh dhe diskutimesh, Këshilli Bashkiak ka arritur të miratojë gjatë mbledhjes së djeshme dy vendimet e shumëpërfolura që kanë të bëjnë me nisjen e punës për hartimin e Planit Urbanistik të kryeqytetit, dhe vendimi për përmirësimin e trafikut në sheshin “Skënderbej”, nëpërmjet investimeve. Në të dy rastet votën e aprovimit e kanë dhënë vetëm këshilltarët e djathtë (29 vota pro), ndërsa 24 këshilltarët e majtë të pranishëm në mbledhje kanë votuar kundër.
Plani Urbanistik.
Prezantimi i bërë nga kryebashkiaku Basha për nismën e hartimit të planit urbanistik të munguar prej vitesh, ka rindezur debatet dhe akuzat ndërmjet palëve politike në këshill mbi miratimin e tij. Kjo pasi këshilltarët e majtë pretendojnë se në administratën e mëparshme është hartuar plani përkatës, i cili mund të përmirësohet, por jo të hidhet edhe një herë nga e para për diskutim duke shpërdorur mbi 2 milionë euro që u shpenzuan për hartimin e tij. Argument ky që është kundërshtuar nga “Aleanca për Qytetarin”, të cilët kanë risjellë edhe një herë në vëmendjen e se këshilli i mëparshme nuk ka marrë asnjë vendim, pasi nuk ka pasur kompetenca ligjore për të bërë një gjë të tillë. Për rrjedhojë plani i paplotë zviceran i pretenduar nga pala tjetër nuk ekziston. Sipas kryebashkiakut Basha, vendimi i paraqitur në mbledhje kërkon nisjen e punës për hartimin e planit, çka do të thotë se miratimi i tij nuk do të thotë mbyllje përfundimtare dhe pamundësi diskutimi mbi të. Nga ana tjetër kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi ka rikujtuar kryebashkiakun se plani ekziston dhe se ai ndodhet dhe në faqen zyrtare të internetit të bashkisë, ndërkohë që prej dy vjetësh fle dhe në zyrat e kreut të qeverisë, duke konfirmuar kështu votën e grupit kundër. “Rruga më e shkurtër për të pasur plan rregullues të mirëfilltë, pasi ka pasur një të tillë në fakt, do të ishte sikur ju ta paraqisnit planin mbi të cilin ne të bënim përmirësime. Edhe më i miri të jetë si projekt ka nevojë të përmirësohet. Rruga sinqerisht është e gabuar dhe nuk duhen vazhduar kështu”,- theksoi këshilltari i majtë Mehmet Hasalami. Mendim ndaj të cilit Basha ka sqaruar se nuk ka ndërmend t’i kthehet retorikave boshe, pasi është pikërisht mungesa e planit një nga shkaqet kryesore që situata është problematike. “Jam i sigurt që kjo ndodh në Tiranë”. “Ju siguroi se Tirana nuk ka asnjë plan urbanistik. Është e çuditshme që këtë e dëgjoni disa herë dhe nuk e pranon, theksoi Basha, teksa ka kërkuar edhe reflektim nga përfaqësuesit e opozitës”.
Trafiku në shesh
Akuza dhe debate të shumta për shpërdorime fondesh ka ngritur edhe vendimi për punimet mbi përmirësimin e trafikut në sheshin “Skënderbej”. Edhe ky vendim ka kaluar vetëm me 29 votat e këshilltarëve të mazhorancës. Sipas këshilltarëve të majtë, rikthimi i punimeve në shesh ka çuar dëm fonde të shumta duke rinisur edhe një herë punën nga e para. Pas pretendimit të ngritur prej këtij grupi mbi fshehjen e faturës financiare për punimet e realizuara deri më tani ë shesh, kryebashkiaku Basha ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Basha ka deklaruar se deri më tani fatura e këtij sheshi ka arritur në 2.4-2.6 milionë euro duke kursyer rreth milion të tjera, nga fondet e dhëna prej emrit të Kuvajtit. Më tej Basha ka sqaruar se në disa pjesë të sheshit ku janë ngritur lulishte nuk mund të lejohej qarkullimi i automjeteve, pasi poshtë tyre ndodhen dhomat e pajisjeve dhe makinerive që do të përdoren në fazat e tjera për ndërtimet nëntokë.
Xhamia e re bashkon këshilltarët e majtë dhe të djathtë
Ngritja e Komisionit për Ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës ka bashkuar në një mendim ndasitë politikë në përbërje të Këshillit Bashkiak. Pas debateve të stërzgjatura për dy vendimet e mëparshme, propozimi i bërë për ngritjen e komisionit që do të hartojë modalitet dhe procedurat për ndërtimin e xhamisë për besimtarët myslimanë, ka marrë votën e pothuajse të gjithë këshilltarëve pavarësisht bindjeve të tyre politike. Komisioni në përbërje do të ketë përfaqësues, si: në cilësinë e kryetarit kryebashkiaku Lulzim Basha, ndërsa në cilësinë e anëtarëve kryetari, nënkryetari dhe sekretari i Komunitetit Mysliman, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, përfaqësuesi i prefektit të Këshillit të Qarkut, tre anëtarë nga Këshilli Bashkiak, myftiu i Tiranës, 3 përfaqësues të Xhamatit të Tiranës, përfaqësuesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, përfaqësuesi i Qeverisë, administratori i përgjithshëm i Bashkisë, drejtori i përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, drejtori i përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve, drejtori i përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja, drejtori i Planifikimit të Territorit, si dhe kreu i Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Replika Dalipi-Kosovrasti
Edhe në këtë mbledhje nuk kanë munguar replikat e ofendimet ndërmjet kreut të këshillit Njazi, Kosovrastit dhe Aldrin Dalipit për procedurën dhe rendin e ditës. Këtij të fundit i është mbyllur mikrofoni për shkak të mosrespektimit të procedurës. “Ka mundësi të na lini të flasim dhe të mos na mbyllni mikrofonat. Zoti Kosovrasti nuk jemi në KQZ që mund të manipulosh e të bësh si të urdhërojnë. Në këtë mënyrë po provokoni opozitën”, ka deklaruar Dalipi, duke i rikujtuar Kosovrastit se ka qenë në zyrat e Kryeministrit të fundit komunist që ka pasur vendi.
Batuta mbi barazinë gjinore
Pas tensionimit dhe debateve të vazhdueshme ndërmjet grupeve mbi aprovimin e planit dhe punimeve në shesh, Dalipi duke iu referuar barazisë gjinore ka kërkuar nga këshilltarët që t’u lihet vend edhe anëtareve femra të këshillit që të debatojnë mbi këto projekte. Propozim i cili është mirëpritur me të qeshura dhe aprovim ndërmjet këshilltarëve meshkuj, që për më shumë se dy orë uzurpuan mikrofonat e këshillit.
7 projektet e miratuara
Shtatë ishin vendimet e miratuara gjatë ditës së djeshme në Këshillin Bashkiak. Përveç vendimit të xhamisë, i cili kaloi me votat e të dyja palëve të gjitha vendimet e tjera si nisja e punës për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, punimet për rehabilitimin e trafikut në shesh, riorganizimi i institucioneve në varësi të bashkisë, miratimi i rregullores së brendshme për agjencinë e konsumatorit, ngritja e linjës së urbanit vetëm për studentët, si dhe krijimi i këshillit artistiko-kulturor, janë miratuar nga votat e mazhorancës në këshill.
Grupe vajzash marrin lekë nën emrin
e fondacionit "Fëmijët Shqiptar”.
Për trajtimin e fëmijëve autik nga fonacioni “Fëmijët Shqiptarë” drejtuar nga bashkëshortja e Kryeministrit nuk kërkohet asnjë lloj pagese. Por, fatkeqësisht gjatë kohëve të fundit janë evidentuar abuzime, ku grupe të caktuara vajzash paraqiten në emër të këtij fondacioni pranë familjeve kryeqytetase që kanë fëmijë autikë duke kërkuar para për trajtimin e tyre. Burimet zyrtare të këtij fondacioni kanë deklaruar dje se ky fenomen i njoftuar nga qytetarët është krejtësisht abuziv dhe këta individë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”. “Gjithashtu, kërkojmë prej strukturave përkatëse që kryesisht të hetojnë këto veprime abuzive”, konfirmon fondacioni. Prej disa vitesh fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, organizate jofitimprurëse dhe drejtuesja e tij, Liri Berisha i ka dedikuar kohën dhe vëmendjen maksimale fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe familjeve të tyre. Puna ka qenë e përqendruar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për këto çrregullime dhe në ofrimin e shërbimeve për fëmijët e familjet e tyre. Veprimtaria e fondacionit është mbështetur fuqimisht nga donacionet direkte të biznesit shqiptar e atij të huaj, si dhe nga shumë organizata partnere ndërkombëtare.