E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu, Braçe kundër zisë, Majko: Ishte patriot

TIRANE - Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka reaguar negativisht ndaj vendimit të marrë nga kryeministri Sali Berisha për të shpallur ditë zie, ditën e shtunë, për nder të pretendentit për Fronin Mbretëror Leka Zogu I. "Për ç'familje Mbretërore flet Kryeministri Sali Berisha i një Republike Parlamentare?! Ç'është kjo ditë zie, mo ditëzi!?", ka shkruar në faqen e tij, në Facebook, deputeti socialist Erion Braçe.
Edhe gjatë komenteve të tjera që ia ka bërë me miqtë në këtë rrjet social, ai shprehet se Leka Zogu nuk ka ndonjë kontribut për vendin.

Ndërsa në kundërshtim me Braçen, deputeti tjetër i PS-së, Pandeli Majko shpreh ngushëllimet, po në faqen e Facebookut. "Ndërroi jetë Leka i Parë. Për mua ishte një burrë i veçantë dhe patriot. E konsideroja mik", shprehet Majko. Ndërkohë që më herët Kryeministri Sali Berisha përveçse këroi nga ministrat që të mbanin një minut heshtje në kujtim të Leka Zogut, në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për shpalljen ditë zie kombëtare, të shtunën. Po këhstu u ngrit një komision zyrtar shtetëror për ceremoninë funebre. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Ndërsa RTVSH, gjatë zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebre.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›