Skandali, u derguan 12 here me pak serume
Elbasan- Drejtoria e Qendres Spitalore "Xhaferr Kongoli" ne Elbasan ka zbardhur plotesisht skandalin e furnizimit me serume per kete vit. Sipas drejtorit te qendres, Arben Paralloi, nevojat ishin per 80 mije serume ne vit. Nderkohe qe nga Ministria u miratuan vetem 7 mije serume.
"Nevojat e spitalit me ilace nuk jane plotesuar si nga ana sasiore, ashtu edhe nga ana cilesore. Tenderet e kryera nga Ministria e Shendetesise kane qene te vonuara ne kohe dhe jo realiste, krahasuar me nevojat e spitalit", u shpreh dje per gazeten "KJ", kreu i institucionit. Kjo gje ka sjelle konfrontim moral me popullsine, pasi sipas Paralloit, mjeket jane detyruar t'u thone pacienteve qe medikamentet duhet te blihen ne sektorin privat. Shkaku i kesaj situate sipas mjekeve, jo vetem ne mungese serumesh, por edhe medikamentesh te tjera apo doreza, ka qene zhvillimi i gabuar i tendereve dhe mosmarrja parasysh e nevojave.
Drejtori Paralloi, nenvizon se per sa i perket krizes ekstreme ne medikamente, eshte arritur qe te zbutet pak gjendja dhe aktualisht per disa barna pacientet nuk dergohen me ne farmacite private. Ne janar te vitit qe vjen, 12 spitalet rajonale futen ne skemen e financimit nga ISKSH, gje qe pritet te coje ne menaxhimin me te mire te fondeve publike dhe permiresimin e sherbimeve ne spitale.
Per sa i perket repartit kirurgjik, drejtori Paralloi ka komunikuar lajmin e nisjes se kompleksit te ri maternitet-kirurgji, projekt qe eshte zvarritur prej kohesh. "Qeveria shqiptare miratoi fondin e fillimit te punimeve per ndertimin e kompleksit maternitet-kirurgji. Kam qene ne lidhje te vazhdueshme me ministren Anila Godo, per kete problem akut te qendres spitalore te Elbasanit. Ministrja ka ngritur nje grup pune per kete projekt", tha drejtori i qendres. Me mbeshtetjen e drejtueses se dikasterit, eshte bere i mundur edhe inicimi i projektit dhe mbajtja e premtimit te dhene nga Kryeministri kohe me pare.
Projekti kap shumen e rreth 1,5 milione eurove. Por sipas Paralloit, problem ne Elbasan mbetet edhe mungesa e disa mjekeve ne pozicione kyce, sic jane mjeku anatomopatolog dhe toksikologu.
Hetimet e prokurorise per demin 3,2 milione leke
Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet dy muaj me pare lidhur me skandalin e ilaceve ne qendren spitalore te ketij qarku. Sipas kryeprokurorit Elvin Gokaj, kjo ceshtje tashme eshte drejt zbardhjes dhe nen hetim gjenden te pakten 5 zyrtare dhe ish-zyrtare. Cmimi i blerjes se barnave nuk korenspondon me cmimin e paraqitur ne drejtorine e qendres spitalore. Per mjaft ilace ky cmim eshte me i larte se vlera reale e blerjes. Behet fjale per nje abuzim qe kap shumen 3,2 milione lekeve.
Grupi hetimor eshte duke nxjerre diferencen qe ekziston mes fatures se blerjes se barnave nga personat pergjegjes dhe fatures se servirur ne Drejtorine e Qendres Spitalore. Kane qene vete drejtuesit e spitalit qe kane denoncuar abuzimin me tenderin e ilaceve. Ne depon farmaceutike te Elbasanit u gjenden sasi te medha lidokaine, por kishte dhe mungesa te tjera.