E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen në Shkodër 1560 rrënjë bimësh narkotike

Të paktën 1560 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa asgjesuan forcat e policisë së Shkodrës, në kuadër të një operacioni  të ndërmarrë prej mëse një jave për indentifikimin dhe asgjesimin e kësaj bime. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se aksioni i sotëm i policisë u shtri në zonën e komunës Gur i Zi, ku në fshatin Mazrrek policia indentifikoi se në një sipërfaqe toke ishin kultivuar 1560 rrënjë bimë narkotike kanabis. Policia asgjesoi me djegie bimën narkotike, ndërsa ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesëve të saj. Gjatë gjithë javës së kaluar policia e Shkodrës ka kryer disa aksione në zona të ndryshme të qarkut, kryesisht në zonat e thella malore, ku bima narkotike kultivohet në toka pa pronarë. Si rezultat i këtyre aksioneve janë asgjesuar  rreth 2700 rrënjë bime narkotike të llojit kanabis sativa.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›