Apeli shtyn për në shtator cështjen “Gërdeci”
TIRANE- Për të dytën herë brenda pak muajsh, Gjyakata e Apelit ka shtyrë shqyrtimin e cështjes “Gërdeci”, kësaj here për të rinisur në fillim të shtatorit.
Gjyqtarit Ridvan Hado pas procedurës së apelit për 29 të pandehurit që zgjati më shumë se 2 orë, vendosi ta shtyjë sencën e radhës të mërkurën e 9 shtatorit, duke vendosur gjithashtu shqyrtimin e cështjes cdo të mërkurë të javëve që vjen pas saj.
Në Apel munguan pothuajse të gjithë të pandehurit “Vip”, midis të cilëve dhe Mihal Delijorgji e Ylli Pinari, që nuk kishte në sallë as avokatin e tij, si dhe një pjesë e mirë e avokatëve që kanë vendsour të përfaqësojnë të pandehurit.
Madje shkaku kryesor i zvarritjeve të cështjes Gërdeci kanë qënë shpesh herë avokatët, që në këtë sezon pushimesh preferojnë këto të fundit, sesa mbrojtjen e klientëve të tyre.
Në seancën e kësaj të enjteje ishin në sallë vetëm katër të pandehur, pjesa tjetër përfaqësoheshin nga avokatë, ndërkohë që disa prej tyre mungonin. Edhe Gjykata e Lartë ka shtyrë për në muajin shtator cështjen në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.
(e.n/News24/BalkanWeb)