Mirdite, asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim kultivuesi
Kanabis sativa ishte mbjellë në një parcelë, me distancë 10 metra nga rruga e automjteve në fshatin Kushnen të Mirditës.
MIRDITE- Asgjësohen rreth 800 rrënjë kanabis sativa në komunën Kacinar të Miriditës. Lënda narkotike u zbuluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Varreza”.
Kanabis sativa ishte mbjellë në një parcelë, me distancë 10 metra nga rruga e automjteve në fshatin Kushnen duke lehtësuar gjetjen e tyre.
Operacioni i kryer nga seksioni i luftës kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë ka bërë të mundur asgjësimin me djegie të bimëve kanabis sativa, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa kuti kartoni, shishe plastike dhe qese transparente që u gjetën pranë parcelës.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve që kultivuan lëndën narkotike dhe kapjen e tyre.
(s.g/BalkanWeb)