E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, vdes një në aksident, 3 plagosen

 

KURBIN - Një i vdekur dhe tre të plagosur shënohen dje në një aksident, që ndodhi në afërsi të urës së Milotit. Makina “Benz” me targë TR 6141 K, është përplasur me një motoçikletë rreth orës 05:00. Viktima, Bilal Memaj ka vdekur në vend ndërsa është plagosur edhe djali i tij, Kujdesim Memaj. Viktimat e kishin ngarkuar motoçikletën me dardha për t’i shitur, por ata janë përplasur nga mjeti që drejtohej nga Ferdinand Tarazhi. Në “Benz” ndodhej pasagjer edhe Gëzim Gjergji. Si pasojë e këtij aksidenti makina ka marrë flakë të menjëhershme. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit i nisën menjëherë në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë.          r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›