E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, vetëplagoset me armë infermieri

 

LAÇ - Një e shtënë pistolete ka tërhequr vëmendjen e mjekëve të spitalit të Laçit dhe rojeve. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës, 19:00 ku u gjet i plagosur me një plumb në kokë infermieri Aleksandër Pëllumbi. Policia e Kurbinit e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, kreu ekspertizën dhe nisi hetimet për zbulimin e rrethanave të plagosjes së infermierit. “Është gjetur i plagosur pranë garazheve të makinave të spitalit të Laçit, pas një të shtëne me pistoletë”, bëri të ditur policia. Dyshohet se infermieri të ketë tentuar vetëvrasjen. Afër vendit të ngjarjes u gjet edhe arma pistoletë me të cilën është kryer vetëplagosja. Mësohet se viktima është babai i dy vajzave.     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›