Londër 2012, Majkëll Felps thyen rekordin gjysmëshekullor, 19 medalje olimpike
Notari amerikan, Majkël Felps, është bërë sportisti me më së shumti medalje të fituara olimpike në histori. Ai në Lojërat Olimpike në Londër, deri tani ka fituar dy medalje, kështu që me gjithsej 19 medalje të fituara olimpike, kalon gjimnasten ish-sovjetike Larisa Latinina, e cila për 48 vjet e mbante rekordin me 18 medalje të fituara olimpike.
Këtë rekord, notari Felps e arriti pasi stafeta e Shteteve të Bashkuara fitoi në disiplinën 4×200 metra me stil të lirë.
Deri tani në karrierën e tij në Lojërat Olimpike, Majkël Felps, ka fituar 15 medalje të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Londër 2012, Majkëll Felps thyen rekordin gjysmëshekullor, 19 medalje olimpike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip