Shpërthen Gatuzo: Unë dhe Nesta u larguam prej Alegrit
Rino Gatuzo nuk ka ngurruar të sulmojë Milanin, duke iu referuar përsëri largimit të tij, i cili sipas mesfushorit, është gatuar nga trajneri Masimiliano Alegri. Unë dhe Nesta u larguam nga Milan pasi nuk na donte Alegri. Fillimisht na çanin dërrasat se nuk largoheshim kurrë, tani ankohen se pse u larguam nuk dua të bëj polemika, kam ende në raport të mirë me Alegrin, por vazhdoj ta ndjej veten një lojtar, në kundërshtim nga ajo që mendon ai. Klubi dëshironte të më mbante por gjithçka bëhet më e vështirë kur ai që komandon dhomat e zhveshjeve e mendon ndryshe.
Akuza tjetër
Ndonëse mesfushori e cilëson normale shitjen e yjeve nga kuqezinjtë në këtë moment krize në Itali, ai nuk ngurron të thumbojë përsëri trajnerin e Milanit, duke e ftuar të tregojë tani aftësitë e tij, kur nuk ka yje në skuadër. Kompanitë në Itali nuk po ecin mirë, përfshirë ato të Berluskonit. Nëse njerëzit humbin punën, nuk shoh arsye pse duhet të vazhdohet të shpenzohet për një ekip futbolli. Por, siç jam gatuar unë, do ta kisha të vështirë të flija natën nëse do të isha në vendin e Alegrit. Është çështje më vete të përgatitësh ekipin me një prej mbrojtëse më të fortë në botë në përbërje dhe një sulmues që në Serinë A të fiton i vetëm 10 ndeshje. Është krejtësisht diçka ndryshe të mos i kesh më në ekip, deklaroi Gatuzo.
Manchester United, klubi më i pasur
Manchester United humbi titullin kampion në Angli, por fitoi atë të klubit me vlerën më të madhe monetare. Sipas revistës amerikane “Forbes”, “Djajtë e Kuq”, vlerësohen me 2.23 miliardë dollarë. Gjithnjë sipas ‘Forbes’ një pjesë e mirë e të ardhurave që përfiton Manchester United janë nga kompania sponsorizuese AON, e cila derdh cdo vit në arkat e klubit anglez 31 milionë dollarë, ndërkohë që kontrata skadon në vitin 2014. Të ardhura të tjera, Mancester United i përfiton nga kontrata e sponsorizimit me DHL të nënshkruar së fundmi për 62 milionë dollarë, ndërkohë që edhe kompania e veshjeve sportive Nike jep kontributin e saj me 39 milionë dollarë. Në vendin e dytë, si skuadra me më shumë të ardhura është Reali i Madridit me 1.88 miliardë dollarë, ndërsa në të tretin është skuadra e bejzbollit, Neë York Yankees me 1.85 miliardë dollarë. Në dhjetëshen e klubeve sportive me vlerën më të madhe financiare përfshihen edhe Barcelona e Arsenali. Klubi katalanas ka fituar 18 pozicione dhe gjendet në vendin 8 me 1.31 miliardë dollarë, ndërsa Arsenali është në vendin e 10 me 1.29 miliardë dollarë.
Cili do të jetë Lojtari Europian i vitit
UEFA ka publikuar listën e madhe me 32 emra që janë në garë për tu shpallur Lojtari Europian i Vitit. Ashtu si edhe pritej, lista dominohet nga futbollistët e përfaqësueses spanjolle. Në total janë 9 futbollistë iberikë që konkurrojnë për çmimin kontinental, ku tetë prej tyre kanë luajtur në skuadrën e drejtuar nga Visente Del Boske që triumfoi në Euro 2012. Duke nisur nga porta ku ndodhet kapiteni Iker Kasijas, e për të vazhduar me Sergio Ramos, Shabi Alonso, David Silva, Sesk Fabregas, Andres Iniesta, Ksavi Hernandez dhe fituesin e Këpucës së Artë në Poloni dhe Ukrainë, Fernando Torres. Dominimi spanjoll konfirmohet edhe përsa i takon kampionatit. Përveç gjashtë prej lojtarëve të Furisë së Kuqe që militojnë në La Liga, nga aktiviteti elitar në Spanjës mes kandidatëve janë edhe Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Fabio Koentrao, Pepe, Radamel Falkao dhe Mesut Ozil. Emra të tjerë në listën për Lojtarin e Vitit në Kontinentin e Vjetër janë italianët Xhanluixhi Bufon e Mario Baloteli, Uejn Runi, Luka Modriç, Serxho Aguero, Didië Drogba, Raul dhe Zlatan Ibrahimoviç. Fituesi i çmimit si më i miri në Europë, do të zbulohet në ceremoninë e UEFA-së që do të zhvillohet më 30 gusht në Monako, në ditën kur do të hidhet edhe shorti për fazën e grupeve në Champions League.