Kurimi i pacienteve, tani me internet
Semundjet e pacienteve tashme do te kurohen me ane te internetit. Nje projekt i Ministrise se Shendetesise ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Shendetesise do te beje te mundur lidhjen e te gjithe mjekeve me ane te nje sistemi interneti, ku do te shkembejne informacionet, por edhe percaktimin e diagnozave. Deri ne vitin 2013, do te behet i mundur informatizimi i sherbimit shendetesor. Nderkohe qe kryeqyteti do te jete i pari qe do te perfitoje dhe deri ne fund te ketij viti do te kete perfunduar ky informatizim i qendrave shendetesore. Keshtu diagnozat e percaktuara nga mjeku ne qendren spitalore ne kryeqytet, do te merren online nga mjeku i qendres shendetesore ne rrethin nga vjen pacienti dhe anasjelltas. Drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, ka pohuar se synimi futjes se ketij sistemi eshte qe informacioni qe ekziston ne institucionet shendetesore; spitale, qendra shendetesore, duhet te integrohet. Kjo do te thote te dhenat duhet te shkojne te keto institucione ne kohe reale dhe me saktesine e duhur. Sipas tij, per kete arsye eshte marre ky projekt si hap i pare, per videon dhe nje rrjet internet te te gjithe institucioneve shendetesore te Tiranes. Spitalet, qendra shendetesore, Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor, Drejtoria e Shendetit Publik, etj., qe do te lidhen ne nje rrjet unik dhe te behet i mundur shkembimi i informacionit me forma te ndryshme.