E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, tre viktima nga neperka dhe merimanga e zeze

Temperaturat e diteve te fundit kane rritur edhe rrezikun e banoreve ne zonat rurale nga insektet e rrezikshme. Gjate dites se djeshme, tre persona kane mberritur ne spital ne gjendje te rende shendetesore nga pickimet e neperkave dhe merimanges se zeze ne Fier dhe Berat. Burime policore thane se 49-vjecari Sami Dashi, banor i fshatit Arez, ne rrethin e Beratit, eshte pickuar ne are nga nje merimange e zeze, ndersa sipas mjekeve, gjendja e tij eshte ende e renduar. Ai ka deshmuar se ishte duke punuar, kur ka ndjere nje pickim te forte ne kembe. Mjeket i kane bere nje kure intensive duke i pastruar gjakun nga helmi i merimanges se zeze. Nderkohe qe ne Fier, mesditen e djeshme, Ibrahim Vrenozi, nje coban 65-vjecar, mesohet nga te afermit e tij se teksa ka futur delet ne stan dhe eshte shtrire per te fjetur, eshte kafshuar nga nje neperke. Ka bere perpjekje duke care kemben me brisk, por ka rene ne koma dhe eshte gjetur nga nipi, i cili e ka derguar ne spital ne gjendje te renduar. “Si cdo mbremje, tregon Ibrahimi, mora kopene e deleve per ne kullote. Rreth ores 01:00 pas mesnate, u ktheva ne stan, qe e kemi nga tokat andej nga Semani. Pasi i futa delet ne vath, hyra ne kasolle per t’u shtrire per te fjetur gjume, por dicka degjova qe rreshqiti poshte meje. U ngrita, kur befas ndjeva ne kurrizin e kembes se majte nje kafshim e me pas pashe neperken qe rreshqiti mes barishteve”, tregon i moshuari, qe ndodhet ende ne spital, por jashte rrezikut per jeten. Nga i njejti spital, mjeket tregojne per gazeten edhe gjendjen e nje 10-vjecari A. H., i cili teksa kishte shkuar per te keputur nje tufe rigoni, ne zonen malore te Fierit, eshte pickuar nga nje neperke me pulla te kuqe. Menjehere femija eshte derguar ne repartin patologjik te spitalit te Fierit. Nga ky spital, mjeku Kilo Stoja pohoi, per gazeten “KJ”, faktin se neperka e kishte pickuar femijen ne doren e djathte dhe ndaj tij po kryhet nje kure intensive, por gjithsesi, gjendja e tij shendetesore paraqitet kritike. Per rastin tjeter, mjeku shprehet se 65-vjecari gjendet jashte rrezikut per jeten dhe shume shpejt mund te lere spitalin.

Precedenti

Nje viktime tjeter e pickimit nga merimanga, ka qene i nje dite me pare, i nje gruaje 43-vjecare, ne fshatin Pojan, te qytetit te Fierit. Ajo eshte pickuar nderkohe qe ka qene duke punuar ne are. Ndersa mblidhte fasule ne are, ajo ka ndjere nje pickim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›