E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientja akuzoi Kastriot Dautajn

I hoqi veshken 53-vjecares Zyra Ago, nje vit me pare pa i treguar

Por pergjimet qe ka bere policia dhe prokuroria nuk jane rasti i pare per mjekun e njohur, Kastriot Dautaj. Nje vit me pare, Urdhri i Mjekut dha nje verejtje me shkrim per doktorin, mjek urolog. Shkak jane bere akuzat e nje pacienteje, qe kishte humbur veshken pa ditur asgje dhe pa firmosur heqjen e saj nga bluzat e bardha, duke lene dyshime edhe per nje transplant. Dautaj u akuzua nga pacientja 53-vjecare, qe kerkoi drejtesi dhe marrjen e masave. Zyra Ago e kishte zbuluar heqjen e veshkes tre vjet me vonese. Te afermit e saj treguan se mjeku anestezist, qe doli nga salla e operacionit, u tregoi mbi nje garze te bardhe guret e veshkes. Doktori Dautaj eshte justifikuar se pacientja e dinte qe do hiqej veshka, por, ne fakt, as ajo, as te afermit nuk kishin firmosur gjekundi per te, kurse ne kartele ka pasur shkrime te korrigjuara per diagnozen e semundjes se saj dhe po ashtu veshkes nuk i ishte bere biopsia. Por keto fakte nuk mjaftuan per grupin e kontrollit, duke e cilesuar si nje veprim ne rrethana te kushtezuara nga mosha dhe shendeti i pacientes.

Vendimi

Duke iu referuar moshes se pacientes, Urdhri i Mjekut nuk i mori te mireqena akuzat e saj per nje transplantim veshke dhe u mjaftua me nje terheqje vemendjeje per doktorin ne ate koke 65-vjecar dhe njekohesisht pedagog i Mjekesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›