QSUT: Jemi te hapur per prokurorine
Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne reagimin e saj, per sa i perket rastit te arrestimit te mjekut urolog, Kastriot Dautaj, ka pohuar se eshte e hapur dhe do te vere ne funksionim te prokurorise cdo lloj dokumentacioni, qe kjo e fundit do te kerkoje per hetimin dhe zbardhjen e plote te ceshtjes ne fjale. Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion duke filluar nga dita e sotme edhe vete kjo drejtori do te hetoje per rastin ne fjale apo raste te tilla te ngjashme, te cilet abuzojne me detyren. Kirurgu urolog, Kastritot Dautaj, eshte vene ne pranga gjate dites se djeshme, pasi i ka kerkuar nje pacienti nje shume parash per te kryer nje operacion.