E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori, burgim i perjetshem per Seferaj

Kerkohet burgim i perjetshem per 34-vjecarin, qe qelloi mbi dy vellezer. Kjo ka qene pretenca e prokurorit ne lidhje me ceshtjen e nje viti me pare, me daten 5 janar te 2007. Behet fjale per vrasjen e 38-vjecarit Viktor Harizi, si dhe plagosjen e vellait te tij, Sokol Harizi, 25 vjec. Sipas prokurorit te ceshtjes, i dyshuari kryesor i kesaj ngjarje, Koco Seferaj, duhet te denohet me burgim te perjetshem, me akuzen e vrasjes me dashje kunder 2 ose me shume personash, si dhe armembajtje pa leje. Nga burimet e policise behet e ditur se ngjarja ka ndodhur si pasoje e nje debati banal mes dy paleve per nje parkim makine, ne kohen qe Seferaj do nxirrte makinen nga parkimi. Ky i fundit ka debatuar me vellezerit Harizi, te cilet kishin lene automjetin e tyre prane te tijit dhe si grindja midis tyre e Seferaj ka perfunduar duke qelluar me pistolete ndaj vellezerve, ku ka lene te vdekur Viktor Harizin dhe plagosur vellane e tij. Pas kesaj, Seferaj eshte larguar ne drejtim te paditur qe prej asaj dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›