E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurohej per depresion, i jep fund jetes me varje ne varreza

Elbasan- Vuajtjeve nga depresioni prej disa vitesh, ka vendosur t'i jape fund me nje flijim ne litar, pasi edhe ilacet me te cilat kurohej nuk ia shuanin dhimbjen. Familjaret denoncuan humbjen e 28-vjecares Rozeta Sinani, banuese ne fshatin Zavaline te Elbasanit, ndersa trupi i saj i pajete u gjet diten e diel ne varrezat e fshatit, i varur ne nje peme. Burime zyrtare thane se e ndjera kerkohej prej dites se shtune dhe figuronte ne listen e personave te humbur, pas largimit pa adrese nga shtepia. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor, i cili pasi kreu veprimet procedurale, si keqyrjen e kufomes, pyetjen e deklaruesve, konstatoi se 28-vjecarja vuante nga semundja e depresionit, per te cilen edhe mjekohej. Familjaret kane konfirmuar kete shkak, duke deshmuar se e ndjera kurohej prej vitesh me medikamente, kurse diten e shtune eshte larguar nga banesa pa i njoftuar. Kalimtare te rastit, hasen trupin e saj prane varrezave te fshatit Zavaline dhe njoftuan menjehere Policine e Elbasanit. Ekspertet konstatuan se nuk kishte shenja dhune ne trup dhe se vdekja ishte shkaktuar nga asfiksia ne organet e frymemarrjes, per shkak te shtrengimit te litarit ne fyt dhe qafe. Hetimet po i kryen Prokuroria e Elbasanit, aktualisht per vepren e "shkaktimit te vetevrasjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›