E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Investimet turko-shqiptare, shume te rendesishme

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta mori pjese dje ne perurimin e hapjes se Spitalit "Universal Hospital Tirana" si dhe zhvilloi nje vizite ne ambientet e reja te ketij investimi te perbashket shqiptaro-turk. Gjate fjales se tij te hapjes, z. Meta u bashkua me urimin e Ambasadorit turk Hasan Asan qe "me e mira eshte qe njeriu te mos kete nevoje te vije ne spitale, por spitalet jane pjese e jetes, dhe me e keqja eshte se ne kujtohemi per spitalet vetem atehere kur kemi nevoje per ndihmen e tyre". Ndaj dua te theksoj, - vijoi z.Meta, - se jemi shume te lumtur qe sot marrim pjese ne inaugurimin e nje vepre me te vertete per t'u krenuar, sikurse eshte spitali "Universal Hospital Tirana", i cili eshte fryt i perbashket i investimit turk dhe atij shqiptar.
Meta buri ne dukje se bashkepunimi midis dy vendeve ne fushen e mjekesise dhe shendetesise ka qene vertete shume i cmuar pergjate ketyre dy dekadave. "Jane me mijera e mijera qytetare shqiptare te cilet kane perfituar sherbimin e mjekesise turke ne Stamboll apo ne Ankara", - tha z.Meta. Ai siguroi se bashkepunimi midis dy qeverive ne kete drejtim do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Kurse duke folur per spitalin e ri tha se ai eshte i fjales se fundit te shkences dhe teknologjise ne fushen e mjekesise, "i cili pa asnje diskutim sjell teknologjine me te avancuar te nje vendi qe ka bere progres te jashtezakonshem ne kete fushe". Me kete rast ne menyre te vecante ai falenderoi Prof. Dr. Azmi Ofllogu i cili ka qene nismetar i ketij projekti kaq te rendesishem, dhe dy kompanite investuese, nga Shqiperia "Deanda Sha" te z. Gazmend Demi dhe nga Turqia "Ege Sallek" te perfaqesuar nga Dr. Ofllogu. Meta konsideroi se ky investim i rendesishem sot ne vendin tone nuk eshte i rastesishem duke pohuar se Turqia eshte nje nga partneret tane kryesore ekonomike dhe tregtare. Ai verejti se investimet turke po rriten me shpejtesi ne Shqiperi ne te gjitha drejtimet, ashtu sikurse marredheniet tona politike jane te shkelqyera, si gjithmone. Vetem gjate shtate muajve te fundit, Shqiperine e ka vizituar Kryeministri i Turqise z. Erdogan, Ministri i Jashtem z. Davutoglu, dhe vetem pak jave me pare edhe Presidenti i Turqise z. Abdullah Gul. Me kete rast Meta shprehu vullnetin e qeverise per te mbeshtetur 'investimet e huaja, investimet turke ne menyre te vecante, pasi besojme se ne kete menyre japim nje kontribut real per t'i kthyer marredheniet e shkelqyera tradicionale midis dy vendeve ne nje burim prosperiteti per qytetaret tane".
Pjesemarresit
Ne ceremonine e sotme, vec z.Meta, investitoreve dhe drejtuesve te spitalit te ri, merrnin pjese ambasadori aktual turk, dy ish-ministra te Shendetesise Turke, ish-kryeministri shqiptar Bashkim Fino, ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe deputet aktual i PS, Ben Blushi, etj.
Nje hap i ri ne shendetesi
Sektori shendetesor shqiptar sapo ka hedhur nje hap te ri. Spitali jo-publik Universal Hospital Tirana thote se po sjell metodat me te avancuara, trajtimet dhe teknologjine me te fundit ne fushen e mjekesise ne Shqiperi. Ambientet gjigante te Universal Hospital Tirana jane themeluar mbi nje siperfaqe te mbyllur prej 19600 m2, me 120 dhoma moderne per pacientet, 5 dhoma per nderhyrje kirurgjikale, 2 dhoma lindjeje, etj. Teknologjia e perdorur ne kete spital eshte jo vetem me e fundit per Shqiperine, por edhe ne Ballkan dhe Evrope, madje edhe ne SHBA. Universal Hospital Tirana eshte pjese e Universal Hospitals Group, nje rrjet ky mjaft i gjere i perbere nga 110 spitale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›