E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e dyte, gjendet mes tentatives se perdhunimit

Elbasan- Zhduket nga shtepia per here te dyte brenda nje muaji, gjendet mes tentatives se sulmit seksual 13-vjecarja nga Gramshi. Pas arrestimit te dy te rinjve per rrembimin me qellime trafikimi drejt Greqise se te mitures R. R., diten e djeshme Policia e Elbasanit ka vene ne pranga edhe dy te tjere ne ambientet e nje lokali ne qender te qytetit, te cilet tentonin qe pas mashtrimit te perdhunonin 13-vjecaren. Burime policore thane se nje nga qellimet e te dyshuarve ka qene edhe trafikimi per prostitucion, por ka deshtuar pas denoncimit te familjareve per humbjen e te mitures. Te arrestuarit jane Olsi Bardhi dhe Hajdar Kruja, 22 dhe 21 vjec, banues ne lagjen "Emin Matraxhiu".
Ne muajin dhjetor te vitit 2009, Policia e Elbasanit pas nje jave kerkimesh gjeti dhe rikthehu ne familje 13-vjecaren me inicialet R. R., qe ishte denoncuar e rrembyer nga dy te rinj nga Gramshi per qellime trafikimi. Pas hetimeve te kryera, blute ndaluan nje prej te dyshuarve ne Fier dhe me pas gjeten ne kryeqytet, prane "Rruges se Elbasanit", ne nje banese te vjeter, edhe ciftin e te rinjve. Vajza u rikthye ne shtepi, kurse 23-vjecari u bashkua me shokun e tij ne qeli, pas 5 diteve te "mjaltit" me te mituren.
Por pa kaluar as nje jave, vajza eshte zhdukur serish nga banesa. Ne daten 4 janar familjaret kerkojne serish ndihmen e policise vendore. "Mbi baze te informacioneve te marra ne rruge operative nepermjet metodave speciale te hetimit, te kryera nga agjentet e Krimit te Organizuar, rreth mesnates se diel u be gjetja e vajzes dhe ndalimi i dy te rinjve qe ndodheshin me te", njoftuan burime zyrtare. Te dyshuarit jane Olsi Bardhi dhe Hajdar Kruja.
Sipas hetimeve te kryera rezulton se ne lokalin "Pegas" ne Elbasan, te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane tentuar te kryejne marredhenie seksuale me te mituren. Pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje te vajzes, u be edhe ndalimi i te rinjve, ndersa hetohet per dyshimet rreth tentatives se trafikimit ne Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›