E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti, thirrje biznesit te ndihmoje te permbyturit

Ministri i Ekonomise,Tregtise dhe Energjetikes, Z. Dritan Prifti i beri thirrje biznesit dje ne mbremje te solidarizohet ne ndihme per banoret e perfshire nga permbytjet, si rezultat i reshjeve te shumta ditet e fundit, ne zonen e Shkodres. "Ndodhemi ne nje situate ku nje komunitet eshte ne kushtet e nevojave te medha qe shkojne nga ato me elementaret e deri te strehimi", deklaroi ministri Prifti, perpara nje komuniteti te madh me perfaqesues biznesesh, ne hotel Tirana International. Ai beri te ditur se gjate nje takimi te zhvilluar dje ne Shkoder me banore, si dhe perfaqesues te Komitetit te Emergjencave ishte njohur me detaje te situates si dhe me disa kerkesa te parashtruara. Kreu i METE-s tha se qeveria ka vendosur ne dispozicion te kesaj zone rreth 2 mije vete, forca te policise, ushtrise si dhe nepunes civile si dhe disa miliarda leke, ndersa e konsideroi operacionin e deritanishem si mjaft te suksesshem, pasi sipas tij, edhe pse nje situate e veshtire, nuk ka asnje jete humane te humbur. "Ne reaguam para se te fillonte permbytja, duke i njohur banoret me pasojat, si dhe duke u ofruar mundesine atyre te evakuoheshin", deklaroi Prifti, duke shtuar ne te njejten kohe se "qe ne momentet e para dislokuam mijera forca te nderhyrjes se shpejte". Por, ministri Prifti, ne kete drejtim shtoi se edhe pse qeveria ka dhene ndihme te jashtezakonshme, ka nevoje per mbeshtetje te biznesit. Ai nuk la pa vleresuar edhe solidaritetin e deritanishem te biznesit, ndersa iu beri thirrje te solidarizoheshin te gjithe. "Nga Komiteti i Emergjences me eshte ngarkuar ti bej nje kerkese shoqerive te hidrokarbureve, pasi nevoja per karburant eshte e madhe, ndersa rezervat ne dispozicion po vine duke u zvogeluar", iu drejtua ministri Prifti biznesit qe operon ne kete sektor. Sipas tij nevoja paraqiten edhe ne drejtim te furnizimit me ushqime. Ne perfundim, ministri Prifti shtoi se fatura totale e demeve mund te jete shume e larte, pasi si u shpreh ai "Shkodra ende eshte e mbuluar me uje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›