E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria vazhdon evakuimin e banoreve

Forcat e Armatosura vazhdojne operacionin ne ndihme te banoreve qe u jane permbytur shtepite. Forcat e Brigades se Reagimit te Shpejte kane transportuar 3 tone ndihma ushqimore ne fshatrat Kuc, Gur i Zi dhe "Bacallek". Ne Komunen Dajc jane transportuar 5 ton miell dhe 4 ton uje i pijshem, ne fshatin Obot jane transportuar 1.5 ton ndihma. Eshte bere evakuimi i 20 personave ne Malin e Jushit, jane evakuuar 6 persona dhe 6 krere lope ne lagjen "Bacallek". Nga Regjimenti Komando jane evakuuar 4 familje ne Bushat dhe 8 persona nga Velipoja per ne Bushat, eshte bere transport bagetish nga fshati Trojk Dajc. Ne bazen ajrore Gjader, jane shkarkuar e magazinuar 4 tone ushqime te ardhur nga rezervat e shtetit. Nga Brigada Detare ekipi i hidrografise me palen italiane perfunduan percaktimin e skices ku do te punoje draga malazeze. Nga Italia kane ardhur 3 helikoptere ushtarak, te cilet sollen ndihma mjekesore dhe pajisje per MCR. Ndersa Drejtoria per Mbrojtjen e Shpetimin e Maqedonise ka sjelle 43 forca, 3 mjete me ndihma. Nga forcat greke ne fshatin Dracine jane shperndare 5 tone ushqime dhe 4 tone uje te pijshem si dhe kane mbajtur ne gatishmeri stacionin tek pompat e Dracinit me 4 pompa thithese dhe 2 motobarka. Trupat e sigurise te Kosoves kane evakuuar 3 familje ne lagjen "Livadhe" ne rrethinat e Shkodres.
Ministri thote se fatura totale e demeve mund te jete shume e larte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›