Kukes nis rregjistrimi i pronave
10 mijë prona do të regjistrohen në qarkun e Kuksit brenda vitit 2011. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e ka nisur procedurat për regjistrimin e pronave të tre zonave kadastrale. Ky proces do të kryhet falas për pronarët e ardhshëm nga administrata e regjistrimit pas mbledhjes së dokumentacionit, përgatitjes së hartave treguese dhe kartelës së pasurisë së paluajtshme.
”Rregjistrimi i pronave është proces shumë I rëndësishëm I cili zgjidh shumë probleme sociale të cilat në lagjen e Gostilit dhe komunën e Leshtiqit kanë qenë problematike për vetë faktin se në tokat e këtij territori janë zhvilluar aktivitete të rëndësishme si hapja e autostradës, aeroporti dhe vazhdimisht problemet e pronës kanë qenë të ndërlikuara. Rregjistrimi që po bëhet në kuadër të këtij projekti do të zgjidhë përfundimisht problemet me këto zona katadstrale” tha Fatmir Gjana, drejtor i ZRPP në Kukës.
Falë këtij procesi do të bëhen aktive pronat që deri tani kanë qenë të ngrira duke iu dhënë mundësinë pronarëve ti tjetërsojnë ato. Regjistrimi i pasurive bëhet në kuadër të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që krijohet nëpërmjet procedurës së regjistrimit fillestar.
Flutura Tota