E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursanti”, në gjyq të dyshuar për trafik narkotikësh

Prokuroria i percjell gjykates dosjen per 5 te rinj te dyshuar si trafikante droge. Te rinjte, dy nga të cilët studentë qe u arrestuan në qershor të këtij viti në kuadrin e operacionit të koduar policor, "Kursanti" 

TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj një grupi prej pesë personash, që dyshohet për tregtim të narkotikëve.
Burime zyrtare nga kjo Prokurori bënë të ditur sot se çështja penale kundër shtetasve Ardit Hoxha, Juljan Plaka, Kujtim Ramaj, Marjus Metaj dhe Shkëlzen Kërcuku, të akuzuar për "shpërndarje dhe prodhim narkotikësh" si dhe "moskallzim krimi", iu përcoll për procedim gjyqësor Gjykatës së rrethit të Tiranës.
Shtetasit e mësipërm, të gjithë me moshë të re, (nga 21 deri në 25 vjeç), dy nga të cilët studentë, u arrestuan në qershor të këtij viti në kuadrin e operacionit të koduar "Kursanti", i organizuar nga Policia e Tiranës, në bashkepunim me Prokurorinë.
Gjatë këtij operacioni, atyre iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej afro 4 kilogram bimë narkotike e llojit canabis sativa, e cila ishte siguruar në Fier, në vendlindjen e dy prej të pandehurve.
Të rinjtë mendohet se janë përfshirë në një rrjet të tregtimit të narkotikëve në Tiranë, sidomos në zonën e ish-Kombinatit dhe Kinostudios.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›