E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit të energjisë, PS: Do varfërohen shqiptarët

Në një analizë të qartë shifrash deputeti Ilir Beqja thotë se rritja e cmimit do rëndoje buxhetin e varfer te qytereve shqiptare, ndaj kërkon nga qeveria të planifikojë subvencion për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. 

TIRANË- Kërkesa e OSSH për rritjen e cmimit të energjisë elektrike është kundërshtuar hapur nga Partia Socialiste. Në një analizë të qartë shifrash deputeti Ilir Beqja thotë se rritja e cmimit do rëndoje buxhetin e varfer te qytereve shqiptare, ndaj kërkon nga qeveria të planifikojë subvencion për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Shtrenjtimi i pritshëm me 23 % i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë do të thotë që: vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit të energjisë do të bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj, do të marrë ¼ e këstit mujor të ndihmës ekonomike që merr një familje e varfër si dhe do të marrë 1/7 e këstit mujor të pagesës së papunësisë”, tha Beqja.

Deputeti i Partisë Socialiste tha gjithashtu, se " rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë në buxhetin e familjeve shqiptare, por edhe tek biznesi si dhe në rritjen e çmimit të bukës”.

Beqja, në emër të PS-së, i kërkoi qeverisë që "në buxhetin e 2010-ës, të planifikojë subvencionin e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe për biznesin”. Sipas Beqjas në buxhetin afatmesëm nuk është parashikuar subvencionimi për shtersat në nevojë.
Partia Socialiste i kërkon Entit Rregullator të Energjisë të vlerësojë me korrektësi e profesionalizëm kërkesën e OSSH dhe i përsërit kërkesën që të ushtrojë kompetencat e tij që faturimi aforfe të ndërpritet sa më parë.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010. Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize, deri në datë 15 Dhjetor nga ERE do të merret vendimi për këtë çështje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›