BSH: Kredia në lekë është rritur me rreth 28-30%
Sipas BSH-së, kredia për biznesin ka dhënë kontributin kryesor në rritjen mujore të kredisë, por që këtë muaj vjen veçanërisht më i theksuar, kjo për shkak se ngadalësimit te kredidhënies në valutë
TIRANE- Kredia në lekë ka ruajtur normën mesatare të rritjes vjetore gjatë këtij viti, prej rreth 28-30%, njofton Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj "Mbi politikën monetare gjatë muajit gusht".
Sipas BSH-së, kredia për biznesin ka dhënë kontributin kryesor në rritjen mujore (Gusht 2009) të kredisë, një fenomen ky i përhershëm, por që këtë muaj vjen veçanërisht më i theksuar, kjo për shkak se siç thuhet në raportin e BSH-së, se ngadalësimi i kredidhënies në valutë ka sjellë uljen e ritmit të rritjes së kredisë në përgjithësi.
Në raportin e saj mbi zhvillimet e politikës monetare gjatë muajit gusht Banka Qendrore vëren se është rritur besimi i publikut ndaj bankave dhe sistemi bankar në vend, po orientohet drejt tendencës së qëndrueshmërisë.
(d.b/BalkanWeb)