Kursi i këmbimitleku fiton pikë ndajvalutave të forta
TIRANE- Monedha kombëtare, leku fiton pikë ndaj valutave të forta. Gjatë ditës së sotme, euro dhe dollari janë dobësuar kundrejt pak ditëve më parë.
Monedha amerikane blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113 lekë, ndërsa monedha e Eurozonës shkëmbehet me 136.2 lekë në blerje dhe me 136.7 lekë në shitje.
Gjatë javëve të fundit, valutat e forta kanë pësuar një forcim të vazhdueshëm ndaj lekut, vecanërisht dollari, favorizuar kjo edhe nga ecuria e bursave.
Forcimi i euros dhe dollarit nuk është një lajm i mirë për klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstet mujore.
Nga ana tjetër, efekte negative ndihen edhe në tregtinë e jashtme, pasi forcimi i valutave rrit vlerën e importeve që rrjedhimisht përkthehet me rritje të cmimeve në treg.
(e.n/News24/BalkanWeb)