E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi reformator i qeverise duhet te kete si synim liberalizimin e tregut te sherbimeve publike

05-11-2010 / Gazeta 55

Ne mbledhjen e fundit te qeverise kryeministri Berisha referuar abuzimeve me abonete e kartat te tjera nga ana e Shoqates se Transportit Tirane i urdheroi Ministrit perkates te Transporteve qe te hapet tregu dhe se konkurrenca midis shoqerive te transportit privat te jete e vertete si dhe te kene mundesine te vete-rregullojne tregun e monopolizuar te Tiranes. Kryeministri Berisha preku cyti nje ceshtje qe ka te beje drejtpersedrejti me jeten e shqiptareve te thjeshte transportin publik. Situata e transportit urban i doli jashte kontrollit Bashkise se Tiranes ndersa kompanite e licencuara prej saj bllokuan ne menyre te njeanshme abonete dhe kartat e personave qe trajtohen ne menyre te vecante. Bashkia tentoi ta linte pergjegjesine per situaten ne dore te qeverise duke akuzuar ate per problemet ne transportin urban edhe pse eshte kjo e fundit qe mbledh taksat nga ky sherbim.
Diktati i Z. Berisha ndaj Ministrit te Transporteve eshte imperativ per liberalizimin e tregut dhe privatizimi i sherbimeve eshte nje nga fjalite me interesante per nje votues te djathte qe ka nje shpirt liberal e demokratik. Votuesi i djathte liberal qe ka votuar PD-ne ka ca parime thelbesore me theks liberal per ekonomine per pronen private per lehtesimin i procedurave ligjore de-rregullimi per qeverine e vogel per konkurrencen e lire dhe te ndershme per liberalizimi i tregjeve per privatizimin e sherbimeve.
Eumlshte e ashiqare se ka ca sherbime publike ne Shqiperi qe presin nderhyrjen cliruese legjislative pse si kurre me pare sot eshte te domosdoshme te liberalizohet tregu i sherbimeve duke pare ne kushtet kur tregu i sherbimeve eshte i perbere ende nga monopole te paqarta e okulte te nje oligarkie financiare qe cenon demokracine dhe zhvillimin e rregullt te tregut te lire. Clirimi i tregut te lire nga kthetrat e monopoleve oligarkike eshte nje domosdoshmeri primare sepse vetem keshtu permiresohet cilesia e jeteses se qytetareve. Liberalizimi ka kuptim ne ekonomine e tregut per pranine e nje konkurrence te vertete dhe jo vetem nje liberalizim selektiv sic eshte ne rastin e fazes akute te interesave publike te qytetareve perballe disa matrapazeve te pashpirt.
Kuptohet vetiu se cdo votues i djathte me prirje liberale do qe qeveria e tij ti garantoje pikesepari konkurrencen e lire e te ndershme mes operatoreve te sherbimeve publike e private ne vend. Kete e ben vetem duke synuar nxitjen e aktoreve te ndryshem te shoqerise civile per evokimin e ketyre vlerave. Pike se dyti nevojitet nje mbeshtetje publike ne drejtim te liberalizimit te tregjeve per heqjen e barrierave per privatizimin e sherbimeve burokratike ende ne pronesi te nje grushti njerezisht. Kudo ku behet fjale per kufizim te shpirtit te sipermarrjes apo konkurrences se lire e te ndershme ka dicka qe sfunksionon. Per liberalizim jane Tregu i energjise elektrike Tregu i hidrokarbureve Tregu i telefonise Tregu i importit te grurit prodhimit dhe shitjes se miellit per prodhimin e bukes Tregu i duhanit Tregu i cimentos Tregu i transportit ajror Tregu i nxjerrjes dhe eksportit te kromit Tregu i ilaceve Tregu i pullave fiskale etj. Z. Berisha shpalli hapjen e tregut si prioritet ne fushen e transporteve urbane duke theksuar se ky vendim do te pasohej ne vendime te tjera qe perkthehet ne nje frymemarrje sa me te lire te sipermarrjes se lire qe te investohet ne sherbimet publike. Ekonomia e tregut kerkon privatizim. Alternative nuk ka. Sektori shoqeror ashtu sic eshte dalengadale po shnderrohet ne germadhe. Nuk dihet sa funksionon nuk eshte konstatuar funksionalizimi i kesaj pasurie te sektorit shoqeror. Prandaj privatizimi do ta vere ne sprove sa eshte funksionale tregu i lire ne Shqiperi sa mund te funksionalizohet. Do te thote qe domosdoshmeria e privatizimit eshte e pranishme.
Per shume shtete te tranzicionit procesi i privatizimit ka sjelle me vete edhe pervoja te dhimbshme te tjetersimit te pasurise kombetare. Nuk eshte aspak e lehte qe produktet apo ndermarrjet qe nje kohe kane qene krenaria e ekonomise se nje shteti sot brenda nates te kalojne ne duart e nje pronari privat nga ndonje vend i huaj dhe te varrosin keshtu nje pjese te identitetit ekonomik kombetar te nje vendi. Sidoqofte privatizimi i sherbimeve publike nuk ka alternative. Ai duhet te pranohet me te gjitha te mirat e te keqijat qe sjell. Qytetaret duhet te kene vazhdimisht parasysh qe nga ky proces vendit te vet dhe ekonomise vendase ti sjellin sa me shume gjera pozitive. Kjo eshte rruga qe kemi zgjedhur dhe te ciles duhet ti permbahemi me konsekuence.
Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›