Kuvend debate PD-PS. Patozi Opozita sillet si delet ka ardhur ne parlament per emrat dhe pazaret e Rames

PS refuzon oferten e mazhorances per Avokatin e Popullit braktis seancen
Kuvendi i Shqiperise nisi dje punimet e radhes te seances plenare me diskutime dhe polemika mes dy kraheve te ndryshem te politikes. Kreu i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi akuzoi opoziten si neglizhente per ceshtjet jetike te vendit dhe se interesohet per emra konkrete duke u vene ne sherbim. Une mendoj se ne kemi nje diference te madhe ne trajtimin e institucioneve per ne me rendesi jane reformat kurse per ju me rendesi jane emrat interesat normat. Vini ketu si dele per disa emra te disa emra te Gjykates Kushtetuese. Cfare opozite jeni ju qe nuk doni tia dini per situaten ne vend por vini vetem se iu shkel e drejta e imunitetit nje deputeti si Ilir Beqja qe u kap me shkelje. Cfare opozite jeni ju qe nuk mbeshtesni Avokatin e Popullit Cfare opozite jeni ju qe nuk perkrahni institucionet e vendit Per ju kane rendesi vetem emrat dhe pazari i kryetarit tuaj u shpreh Patozi. Patozi ftoi opoziten te shqyrtoje me seriozitet ofertat qe po i ben mazhoranca dhe te mos nxjerre pretendime absurde. Nderkohe Patozi i ka cilesuar deklaratat e deputetit te PS-se Namik Dokle se ne seance u shkel rregullorja pasi duhet te ishin ne rend dite edhe dekretet e presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese si detaje te rendomta me te cilat merret opozita. Duke hedhur poshte deklaratat e PS-se se eshte shkelur rregullorja kreu i grupit te PD-se Patozi theksoi se nuk ka ndodhur keshtu por se rendi i dites i permbahet kalendarit. Megjithate socialistet perpos mos gatishmerise per te kontribuar ne reforma dhe ligje braktisen edhe seancen e Kuvendit. Ne te njejten linje te ndjekur me ato te seancave te kaluara largimi i te zgjedhurve socialiste ka ndodhur pak perpara se te behej votimi i projektligjeve. Ne fakt largimi djeshem pritej pas vendimit te marre nje dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar te selise roze dhe qendrimit te mbajtur nje jave me pare nga Kreu i Grupit Kuvendor te Socialisteve Ruci per plotesimin e 6 kushteve te reja perfshi ketu dhe transparencen e zgjedhjeve te 2009-es. Votohen komisioneret e Avokatit te Popullit dhe anetareve te KSHC/Seanca e djeshme plenare e Kuvendit mori ne shqyrtim edhe propozimin e Avokatit te Popullit per zgjedhjen e tre komisionereve te ketij institucioni duke votuar mes kandidaturave te paraqitura zonjen Florina Nuni zonjen Anila Nepravishta si dhe zotin Arben Shkembi. Po dje Kuvendi mori ne shqyrtim edhe kandidaturat e paraqitura per zevendesimin e dy anetareve te Komisionit te Sherbimit Civil. Mes kandidaturave te paraqitura per votim deputetet votuan per kandidaturen e Ramiz Cobaj propozuar nga perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe kandidaturen e Fatmir Tafaj propozuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Ne vijim deputetet diskutuan per projektligjet e parashikuara ne rendin e dites. Kuvendi miratoi projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise Per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar projektligjin Per nje shtese dhe ndryshim ne ligjin nr. 8093 date 21.3.1996 Per rezervat ujore te ndryshuar projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9874 date 14.2.2008 Per ankandin publik si dhe projektligjin Per mbrojtjen e te drejtave te femijeve.
...