Kurti: Bashkimi rrezikon paraqitjen në gara

Prishtinë, 31 gusht - Njëra prej skuadrave më të forta të edicionit të kaluar, Bashkimi, ende nuk ka nisur përgatitjet për stinorin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll. Në të vërtetë, nuk dihet nëse skuadra prizrenase do të fillojë fare përgatitjet. Bashkimi ka mbetur pa kryesi të klubit, ndërsa sipas kapitenit Artan Kurtit pjesëmarrja në gara është e dyshimtë. Kampionati i ri nis më dy tetor.
"Ende nuk i kemi filluar përgatitjet. Nuk e di se kur do t'i fillojmë stërvitjet, apo nëse do t'i fillojmë fare. Prejse ka përfunduar kampionati i kaluar nuk jemi kontaktuar nga askush. Nuk e di se çka do të bëhet me klub dhe me ne basketbollistët. Bashkimi momentalisht nuk ka kryetar, kryesi, trajner e madje as basketbollistë", ka thënë Kurti.
Pas përfundimit të kampionatit të kaluar kryetari i klubit, Fadil Sahiti, pati dhënë dorëheqje. Bashkimi edicionin e kaluar kishte luajtur në gjysmëfinale të plejofit dhe të garave të kupës. Ishte skuadra që investoi më së shumti në sjelljen e basketbollistëve. Gjatë kampionatit ndërroi dy trajnerë të huaj.
"Kështu si janë duke ecur gjërat, frikësohem se nuk do të mund të paraqitemi fare në gara. Për momentin jemi në pikën zero. Po flitet që Kuvendi Komunal do të kujdeset për klubin, por nuk ka asgjë konkrete deri tani", ka shtuar Kurti. Ai ka thënë se do t'i jap fund karrierës, nëse Bashkimi nuk organizohet.
"Nuk dëshiroj të luaj në ndonjë skuadër tjetër".
Gazeta ka kontaktuar edhe me zyrtarët për sport të Komunës së Prizrenit, por ata nuk ishin të disponuar të flasin për klubin Bashkimi.
Ndërkohë trajneri prizrenas Agron çeku ka njoftuar se kuvendi i klubit pritet të mbahet deri në fund të javës.
"Deri në fund të kësaj jave pritet të mbahet kuvendi i klubit, ku do të caktohet kryesia e re dhe shtabi teknik. Kuvendi Komunal do të përkrahë klubin, ndërsa ka të interesuar për të financuar atë", ka thënë çeku.
Skuadrat e tjera të Superligës kanë nisur stërvitjet për edicionin e ri, përjashto këtu Bambin. Skuadra serbe nga veriu i Mitrovicës pjesëmarrjen në gara edhe këtë edicion e ka kushtëzuar me përkrahje financiare.