Mascherano: Barca vjen një herë në jetë

Mesfushori argjentinas, Javier Maschernao, ka thënë se ai e di se nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet për Barcelonën, por e ka bërë të qartë se do të luftojë për vendin e tij.
Ish-mesfushori i Liverpoolit së fundi kompletoi transferimin te kampioni i Spanjës dhe thotë se pavarësisht konkurrencës së fortë, ai shpreson të luajë dhe të ndihmojë Blaugranët të fitojnë tituj.
"Unë do të isha një budalla po që se do të mendoja se do të luaj në të gjitha ndeshjet. Ne duhet të respektojmë lojtarët që po luajnë mirë. Në pozitën time për konkurrent kam tri kampionë të cilët kanë fituar gjithçka".
"Për mua ëndërr është të ngrihem, të mësoj dhe të kënaqem së luajturi me ta. Unë nuk vij këtu për të pushuar, por për të luajtur. Ky rast vjen një herë në jetë. Unë vij këtu për t'i dhënë diçka ekipit. Unë do të stërvitem dhe do të jem i gatshëm për lojë", deklaroi Mascherano.