Një i vrarë dhe një i plagosur në Qafë-Thanë

Strugë, 31 gusht- Babai dhe djali, Xhemail dhe Mefail Ismaili nga fshati Dellogozhdë i Strugës janë qëlluar mbrëmjen e të hënës në udhëkryqin në dalje nga Struga, në rrugë drejt të vendkalimit kufitar Qafë-Thanë, njofton korrespondenti i Koha.net në Strugë. Mbi ta, sipas policisë, ka gjuajtur Ismail Asani (38), po nga ky qytet, i cili menjëherë pas sulmit ka ikur, por së shpejti është gjetur dhe arrestuar nga policia. Të lënduarit në gjendje të rëndë janë dërguar në spital në Strugë, ku babai Xhemail (51) ka vdekur si pasojë e plagëve, ndërsa Mefaili (25) është operuar dhe i mbajtur për mjekim. Mefaili është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nuk dihen motivet këtij konflikti me pasoja jetësh të njerëzve. Policia rastin nuk e ndërlidh me punën e Mefailit, i cili është gazetar në “Koha e Re”. Policia hëpërhë hedh poshtë spekulimet se bëhet fjalë për mosmarrëveshje pronësoro-juridike.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 e 30, kur Ismail Asani, me automobilin e tij "Ford Eskort", e ka penguar rrugën, nëpër të cilën ka lëvizur automjeti i tipit "Golf", i drejtuar nga M.M. (23) nga fshati Dellogozhdë, ku kanë qenë tani i ndjeri dhe djali i tij. Pasi ua ka bllokuar rrugën, Asani ka dalë nga automjeti i tij me pistoletë dhe e ka goditur
shoferin M.M., i cili ka tentuar të dalë dhe e ka shtyrë prapa në automobil. Në atë moment, nga automjeti kanë dalë tani i ndjeri dhe djali i tij, ndaj të cilëve Asani ka gjuajtur me pistoletë, duke e qëlluar Xhemailin në kraharor dhe kërdhokullën e djathtë, ndërsa Mefailin në pjesën e dobët të stomakut. Menjëherë pastaj me automjetin e tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Asani së shpejti është gjetur dhe arrestuar në stacionin e policisë në Strugë. është gjetur edhe pistoleta që e ka poseduar pa leje, me të cilën supozohet se është kryer vepra
penale.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë kriminalistike-teknike në prani të gjykatësit
hetues dhe zëvendës-prokurorit publik nga Gjykata themelore në Strugë. Janë gjetur gjithsej katër gëzhoja, të cilat me pistoletën janë dorëzuar për ekspertizë.
SPB Ohër ka ndërmerrë masat për konfirmimin e motivit për vrasjen dhe për ndriçimin e
tërësishëm të rastit, pas çka kundër Asanit do të ngrihet kallëzimi penale.