E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Cesc po bëhet një lider i madh


Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Cesc Fabregas po bëhet një kapiten i shkëlqyer.

Pas fitores ndaj Blackburn Rovers, Wenger konfirmoi se kapiteni i tij së shpejti do të rikthehet në formën më të mirë dhe do të bëhet një lider në fushë.

"Ai pa ndonjë problem do të jetë lojtari që ka qenë më parë dhe do të jetë edhe më i fuqishëm. Dhe sigurisht mendoj se ai do ta arrijë atë, sapo të kthehet në formë përsëri, të përfshihet mentalisht në ekip".

"Ai është lideri ynë, ai është lideri i ekipit dhe ai ka një përgjegjësi të madhe. Jam i bindur se ai do t'i bëjë ballë kësaj", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›