Policia: Ja masat për zhvillimin e mitingut përmbyllës të PS në Tiranë
TIRANE- Partia Socialiste e Shqipërisë, do të zhvillojë mitingun përmbyllës së fushatës në kuadër të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 23 Qershor 2013.
Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për mediat njofton se ka marrë masa për zhvillimin normal të mitingut të parties Socialiste ku do të bllokohen disa segmente rrugore në oraret 16.00 – 21.00’
Kështu, do të merren masat për bllokimin e segmenteve rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve duke filluar nga ora 16.00’ deri më 21.00 të ditës së sotme, në këto segmente rrugore :
Kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit “Nënë Tereza”; Nga rruga “Frederik Shiroka”drejt sheshit “Nënë Tereza”
Policia e Tiranës thekson se do të marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti duke siguruar rendin dhe garantimin e zhvillimit normal të tij.
(e.m/BalkanWeb)