Antidroga, sekuestrohen 248 kg kanabis në Igumenicë dhe Vlorë
TIRANË- Vijojnë operacionit për kapjen e drogës që transportohet nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Policia e shtetit ka sekuestruar sasinë prej 156 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar trafikantin grek. Operacioni është kryer në kufirin shqiptaro-grek mes Konsipolit dhe Iguimenicës kur autoritetet e kontrollit kanë pikasur një mjet, të cilët i kërkuan të ndalojë.
Drejtusi grek i është bindur urdhrit dhe ka ndaluar, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti drogën e fshehur në kabinën e pasagjerit dhe në bagazh. Sipas policisë destinacioni i drogës ka qenë Athina. Ndërkaq dhe në Vlorë është sekuestruar një sasi prej 192 kilogram kanabis në fshatin Gjormë. Policia arrestoi Demir Selamajn dhe Ritvan Coben. Mësohet se droga u gjet e fshehur në një banesë dhe e ndarë në 21 thasë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)