Kurti: Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedime

Lideri i ”Vetëvendosjes”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet Prishtinë-Beograd.
”Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e Preshevës edhe veriun e Kosovës", ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën ”Illyria”, që del në Nju Jork.
Sipas tij, Tirana dhe Prishtina e kanë për obligim një bashkëpunim të ngushtë midis tyre, por edhe koordinimin e politikave të përbashkëta me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit.