E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Pasiviteti i Kosovës inkurajim për Serbinë

Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Graçanicë dhe Gorazhdec. Lideri i kësaj lëvizja, Albin Kurti, ka thënë se mosveprimi i qeverisë së Kosovës është hapësirë për veprimin e Serbisë në Kosovë. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i shtetit të Kosovës është inkurajim dhe leje për zgjedhjet e Serbisë që po mbahen sot në Kosovë.
"Qeveria e Kosovës po heq dorë nga territori i enklavave serbe. Ata nuk reagojnë atëherë kur cenohet Kosova, por reagojnë atëherë kur cenohen bizneset e tyre dhe iu rrezikohet vota. Strukturat paralele serbe po sforcohen, po zgjerohen dhe Serbia në këtë mënyrë po shkon drejt kontrollimit të Graçanicës, Anamoravës dhe Gorazhdecit", ka thënë ndër të tjera Kurti.
Aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë shpërndarë nëpër qytet pankarta, në të cilat shihet kryeministri Thaçi, një kuti votimi me shkronja cirilike dhe në fund mbishkrimi " Bëhu pjesë e së ardhmes".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›