Kosovë, 42 persona të arrestuar nga policia, 13 efektivë të plagosur
Policia e Kosovës ka hasur rezistence aktive nga ana e protestuesve duke u sulmuar me mjete te ndryshme te forta (gurë dhe sendemetalike) ku si pasoje e kësaj deri tani trembëdhjetë policë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka ndaluar deri në këto momente dyzet e dy persona, te cilët janë shoqëruar në stacionin policore përhetime të mëtejshme.
Po ashtu, PK thotë se gjatë ditës se sotme lëvizja e lirë e qytetareve, pavarësisht protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.
*****Protestat,VV: 30 të arrestuar*****
Lëvizja Vetëvendosja ka deklaruar në faqen e saj zyrtare në Facebook se Policia e Kosovës ka arrestuar 30 anëtarë të kësaj lëvizjeje.
Sipas VV-së, protestuesit e arrestuar po mbahen në stacionin policor në Besianë.
Sipas VV-së, dy protestues, Alban Jupolli dhe Burim Hoqa janë të lënduar në kokë. Ata gjenden në QKUK, në sallën e emergjencës.
Ndërkohë që nuk ka informacione të sakta rreth gjendjes së tyre aktuale. Në këto momente është qetësuar situata në rrugën kryesore që shpie për në Merdarë, ndërsa policia po furnizohet me mjete të nevojshme, me topa ujë dhe gaz lotsjellës për të bërë intervenimin e radhës ndaj protestuesve, të cilët po rigrumbullohen dhe në vazhdimësi brohorasin “Serbia nuk kalon”.
Më herët pas shpërndarjes që iu bë protestuesve në Besianë bëhet e ditur se në Kosovë kanë kaluar kamionë me mallra serbe.
NdërkaqlLideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është adresuar turmës në Besianë ku ka thënë se Qeveria nuk po e respekton mocionin për reciprocitet të miratuar në Qeveri me 7 dhjetor të vitit të kaluar.
*****Arrestimi i Kurtit, Sadriu: Lajm i pavërtetë*****
Policia e Kosovës përmes zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar për mediat kosovare Albin Kurti nuk është arrestuar. “Jo! Albin Kurti nuk është arrestuar”, ka thënë Sadriu.
Policia ka theksuar se po vazhdon aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar. Në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Si pasojë e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës, me qellim te vënies se situatës nen kontroll dhe sigurisë se lëvizjes se lire.
“Gjatë aksionit policor janë ndaluar deri në këto momente tetëmbëdhjete persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor për procedure të mëtejshme hetimore”, thonë PK.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e quajtur qershiat e Llapashticës në (Besianë).
*****Podujevë, arrestohet Albin Kurti*****
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka filluar që të largoj nga rruga protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Gjendja është nën kontroll por ende nuk dihet se si do të reagojnë protestuesit përballë kësaj.
*****Arrestohet Fisnik Ismajli dhe 10 aktivistë të tjerë******
Është tensionuar situata në Podujevë. Pas ultimatumit të dhënë Policia e Kosovës ka filluar shpërndarjen e protestuesve me gaz lotësjellës si dhe arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli. Mësohet se krahas tij janë arrestuar edhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq PK bën të ditur se dy policë kanë marrë ndihmë mjekësore pasi janë lënduar gjatë tubimit .
***Kosovë, policia 5 minuta ultimatum Vetëvendosjes*******
Policia e Kosovës ka lëshuar ultimatum ndaj protestuesve të Vetëvendosjes që të hapin rrugën për pesë minuta ose në të kundërt do ta hapin duke shpërndarë protestuesit.
Vetëvendosja, nga ana tjetër deklaruan se nuk po protestojnë kundër Policisë dhe u ka bërë thirrje që Policia të respektojë vendimet e Kuvendit të Kosovës dhe se ata nuk duhet që të ndjekin urdhrat e ministrave dhe kryeministrit që pombërthyer shtetin.
“Ne jemi në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të vendoset reciprociteti i plotë kundër Serbisë”, ka thënë lider i Lëvizjes Albin Kurti.
“Mos na sulmoni, mos na provokoni sepse as ne nuk ju sulmojmë sepse nuk jemi kundër Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
******Kurti: Jo dhunë ndaj policëve, reciprociteti u arrit*****
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku ka thënë se asnjë polic të mos preket sepse ata arritën qëllimin e tyre, masat e reciprocitetit me Serbinë.
Sipas Kurtit, që nga dita e sotme e protestës asnjë kamion serb nuk është futur në Kosovë dhe ky ishte qëllimi i tyre.
Ai ka përsëritur disa herë që mos të preket asnjë polic i Kosovës me dorë dhe se protesta të jetë sa më paqësore.
Ndërkohë protestuesit janë duke kënduar këngën “Besa Besë” dhe parulla të ndryshme.
“Serbia e cila i mba 1800 trupa të pa jetë, Serbia e cila nuk ka dhënë as fondet pensionale dhe asgjë tregon më së miri se Serbia dëshiron të bllokojë sa më shumë shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë gjithashtu se do të lejojë të gjithë automjetet e shqiptarëve nga Kosova që vinë nga shtetet perëndimore do të kalojnë, por jo ato serbe.
Në të njëjtën kohë disa kamionë me prodhime vendore të Kosovës janë lejuar nga Vetëvendosje, po kështu edhe automjetet me targa të republikës së Kosovës nuk janë ndaluar por është lejuar të kalojnë pa problem.
******Plagoset lehtë një polic*****
Turma e protestuesve është qetësuar ndërsa mësohet se një polic i Kosovës është lënduar lehtë pasi që një protestues e ka goditur atë me një tullë.
Gjendja është qetësuar pas thirrjeve që janë bërë si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e protestuesve.
Por, protestuesit po insistojnë që t`u hapet rruga për të shkuar deri në kufi në kushtet që policia i ka bllokuar VV në Podujevë. Policia e Kosovës ka filluar që të shpërndajnë protestuesit.
Sipas mediave kosovare Policia ka bllokuar masën e protestuesve në kryqëzimin e Podujevës, 4 km larg Merdares.
Njësitë Speciale të Kosovës kanë ndaluar protestuesit në këtë pikë, ndërsa Albin Kurti ka mbërritur në këtë pikë bashkë me tre autobusë të tjerë me protestues.
Dy liderët e Lëvizjes, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë mbajtur një fjalim ku kanë bërë thirrje edhe njëherë që protesta të jetë paqësore.