E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti siguron: Protesta e 14 janarit do të jetë paqësore

PRISHTINE-Kreu i Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti garantoi sot se "protestat që do të organizohen duke filluar nga ora 13:00, do të jenë paqësore dhe tërësisht e padhunshme".

Në një konferencë për shtyp, Kurti tha se “Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë. Asnjë protestues nuk do ta provokojë policinë. Besojmë dhe shpresojmë që as policia nuk do t’i provokojë protestuesit”.

Më tej ai thekson se “reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në mardhënie reciproke.Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën e megjithatë kanë marrëveshje të tregtisë së lirë”.

Sipas tij, protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Protesta e VV, Atifete Jahjaga: Mos bllokoni kufijtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›