Protesta e VV, Atifete Jahjaga: Mos bllokoni kufijtë
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bën apel për mosbllokimin e kufijve me Serbinë duke u shprehur kundër kundër protestës që lëvizja Vetëvendosje synon të organizojë ditën e nesërme në pikat kufitare me Serbinë.
Në një deklaratë per mediat mbi protesten që nis nesër për bllokimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja Jahjaga thekson se zgjidhjet duhet kërkuar brenda institucioneve dhe se Kosova duhet të angazhohet për lëvizje të lirë.
“Përcaktimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në rrugë nuk e shoh si shterje të mundësive të veprimit brenda institucioneve të vendit. Ashtu si edhe në çdo rast tjetër, shpreh qëndrimin tim të fuqishëm si Presidente e vendit, kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, vlerëon jahjaga.
Jahjaga ka ftuar “të gjithë qytetarët të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave”.
(el.me/BalkanWeb)