E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurtishi sërish shkëlqen, përsëri dopietë

Futbollisti shqiptar i Parndorfit, Mensur Kurtishi ka shënuar dy gola në ndeshjen kampionale kundër skuadrës Salzburg am, në fushën e kësaj të fundit dhe njëkohësisht është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes. Skuadra e tij në pjesën e parë ishte duke humbur me rezultat 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Kurtishi shënoi dy herë (në minutat 47' dhe 58') dhe me golat e tij, Parndorfi e ka rrëmbyer një pikë në fushën kundërshtare. "Marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me barazimin, pasi në pjesën e parë ishim duke humbur 2:0. Në vazhdim të takimit ishte më vështirë për ne, por megjithatë ia dolëm që të kthehemi në lojë dhe me dy golat e shënuar siguruam një pikë", është shprehur përmes celularit Kurtishi. Në pyetjen se cili nga dy golat ishte më i bukur, ai tha: "Të dy golat ishin të bukur, por më duhet ta vecoj golin e barazimit, sepse e shënova nga goditja e lirë prej 25 metra. Ishte ky goli im i gjashtë në tetë ndeshjet që i kemi zhvilluar", shtoi goleadori i Parndorfit, Kurtishi. Në përballjen kundër Salzburgut një pjesë të lojës e ka luajtur edhe lojtari tjetër nga Kumanova, Benjamin Sulimani. Ndryshe, pas këtij barazimi skuadra e Parndorfit ndodhet në vendin e tretë me tri fitore dhe pesë barazime, duke grumbulluar 14 pikë, ndërsa në dy pozitat e parë gjenden Austria Lustenau me 18 dhe Austra Magna me 14 pikë.
Kurtishi së shpejti në Seria B?
Mensur Kurtishi në ndeshjen me Salzburg am., ka qenë i vëzhguar nga përfaqësues të një skuadre nga Seria B e Italisë. "Menaxheri më tha se kundër Salzburg am., do të jem i përcjellur nga një ekip i Seria B. Pas ndeshjes menaxheri më uroi për golat e shënuar, ndërsa në afatin dimëror ka mundësi të kalojë në futbollin italian", tha Kurtishi.

Kliko Per Golin

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›