E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano vazhdon kryesimin, humbet Shkëndija

Nderim Nexhipi dhe Erdogan Brando me nga dy gola të shënuar kanë kontribuar që skuadrat e tyre të arkëtojnë nga tre pikë dhe të mbeten sërish të shkëputura për kreun e tabelës së klasifikimit. Në fakt Rabotnicki K., ka fituar me rezultat 4:1 kundër Sileksit, kurse Milano 2:1 ka mposhtur Napredokun. Nga dy gola për "romantikët" kanë shënuar Nderim Nexhipi dhe Ivan Trickovski, kurse për kratovasit golin e nderit e ka realizuar Aksentiev. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Kumanovë, dy golat për "kuqezinjtë' i ka shënuar mbrojtësi kosovar Erdogan Brando. Pas pikëve të fituar sërish në kreun e tabelës ngelet Milano me 14 pikë, po aq ka edhe Rabotnicki që gjendet në pozitën e dytë. Ekipi i Shkëndijës së Tetovës ka humbur me rezultat minimal 1-0 në Kumanovë nga ekipi i Bashkimit dhe kështu akoma më shumë forcon fundin e tabelës e kundërta ndodh me Bashkimin që e rigjeti vehten shumë shpejtë. Pas barazimit javën e kaluar në Tetove kundër Renovës dhe tani fitoren ndaj Shkëndijës me golin e Shabanit në minutën e 11' të takimit, Bashkimi gjendet në pozitën e 9 në tabelë kurse Shkëndija nuk e lëshon pozitën e parafundit në tabelë. Ekipi tjetër tetovar Renova ka fituar ndaj ekipi të Cementarnicës nga Shkupi 2-0 me golat e shënuar nga Beqiri në min. E 44' nga penalltia dhe Gjurcevski në minutat e fundit të takimit.
Rezultatet
Te Shtunen:
Rabotnicki 4-1 Sileks
Milano 3-1 Napredok
Te Dielen:
Bashkimi 1-0 Shkendija
Pobeda 0-0 Vardar
Renova 2-0 Cementarnica
Makedonija 0-2 Pelisteri
Tabela
1. Milano 14
2. Rabotnicki 14
3. Vardar 11
4. Pelister 11
5. Pobeda 9
6. Makedonija 9
7. Renova 8
8. Sileks 8
9. Bashkimi 7
10. Napredok 5
11. Shkendija 1
12. Cementarnica 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›