E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri ku do te shkoje tradhtia e Fidel Kastros me komunizmin

20-09-2010 / Guardian

Ishulli i Kubes qe se fundmi po na habit ka dale me disa masa te reja ekonomike kete jave qe shtrojne pyetjen a eshte ky fundi i socializmit Per presidentin Raul Kastro shkarkimi i gjysme milion punonjesve shteterore dhe deklarata e Fidelit per shtypin amerikan se modeli ekonomik i vendit nuk po funksionon sugjeron se sigurisht dicka e rendesishme po ndodh ne venat shteterore te Kubes. Por kjo nuk eshte fundi i endrres revolucionare as nuk eshte nje ndreqje e politikes se saj. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte fillimi i nje programi te ri te madh te shumepritur. Menyra se si do te percaktohet ideologjikisht mbetet akoma per tu pare.
Cdokush qe jeton ne Kube dhe ata qe ndjekin nga afer ceshtjen kubane e dine se modeli ekonomik ekzistues nuk ka funksionuar mire. Pikerisht nje fakt i tille kishte nje nevoje te madhe per Fidel Kastron qe ta shqiptonte kete deshtim. Qe nga renia e Bashkimit Sovjetik 20 vjet me pare e cila e privoi ishullin nga modeli i vet kryesor por gjithashtu edhe nga nje bamires i konsiderueshem autoritetet kubane kane improvizuar ne menyre te shkelqyeshme duke thyer cdo rregull te rregullores se socializmit dhe kapitalizmit. Turizmi ka zevendesuar sheqerin si nje nga faktoret qe ndikonte me shume ne ekonomine e vendit. Fermat kolektive jane shkaterruar. Qindra mijera njerez tani punojne per llogari te tyre se shpejti do ti bashkohen edhe gjysme milioni te tjere ose ndoshta me shume. Planet e programit te ri jane pak te dukshme por do te behen me shume te dukshme ne muajt qe do te vijne si pasoje e rishfaqjes se nje sektori te ri privat. Ne vitin 1968 ne kulmin e periudhes se liberalizimit politik ne Cekosllovaki e njohur ne histori si Pranvera e Prages Fideli i mbylli te gjitha nderrmarjet e vogla si bare kafene klubet e nates qe i cilesoi si nxitje kunderrevolucionare. Havana dhe qytetet e tjera shume shpejt e humben bukurine e tyre te sofistikuar. Levat e kontrollit te ekonomise u kthyen ne duart e shtetit keshtu qe sulmi mbi sektorin privat u motivua me shume nga ashpersia ideologjike sesa nga domosdoshmeria ekonomike. Sot timoni ekonomik i Kubes po kryen nje rrotullim te plote dhe bizneset e vogla private qe njehere e nje kohe karakterizonin qytetet dhe per te cilat ia vlente per te jetuar do te fillojne te rishfaqen perseri. Megjithate ndryshimet e theksuara te kesaj jave kane me shume te bejne me planin e gjere per organizimin e ardhshem ekonomik se cdo deshire per ti bere qytetet me terheqese. Plani eshte formuluar dhe miratuar nga Federata Shteterore e Bashkimit Tregtar dhe nuk ka asnje dyshim se politika e re do te pranohet edhe nga shumica e njerezve.
Kubanet kurrsesi nuk jane te etur per te perqafuar sistemin kapitalist ashtu sic disa analiste kane sugjeruar por ata me siguri jane gati per te marre me shume pergjegjesi per jeten e tyre. Ndryshe nga shume njerez te tjere ne Amerike Latine ata jane te arsimuar mire dhe te qyteteruar. Shteti nuk do ti hedhe punonjesit ne nje pus te thelle. Por perkundrazi do te kete programe trajnimi per te lehtesuar kete veprim te shtetit per punesim ne boten e nderrmarjeve private. Ky eshte hapi i pare ne riorganizimin e ekonomise kubane dhe kubanet jane me fat qe kane mbeshtetjen e fuqishme te Venezueles se pasur me nafte. Hugo Cavez do te jete i dobishem gjate kesaj periudhe tranzicioni per arsye se kubanet do te afrohen me shume nga ekonomia e perzier model qe Cavez e ka perkrahur gjithmone.
Por cila eshte pyetja me e rendesishme brenda kesaj kornize ekonomike Populli i Kubes dhe qeveria kane qene mire te informuar ne lidhje me shembjen e sistemit komunist ne Rusi dhe Evropen Lindore dhe zevendesimin e tij me kapitalizmin. Ndersa ne kete vend ka pasur pak entuziazem per ta ndjekur kete rruge. Prandaj ekzistenca e ndermarrjeve private ne politiken e rendit te dites per kubanet do te kete rendesi per formulimin e nje strategjie per afrimin e ekonomise se tyre me boten e gjere. Pjesa me e madhe tani eshte bere. Kuba tregton me Ameriken latine Kanadane Rusine dhe Kinen. Per sa u perket investimeve te huaja ajo eshte nje ceshtje tjeter. Kuba deshiron nje marredhenie te mire me SHBA-ne dhe nje fund te embargos ekonomike por duhet te kaloj nje kohe e gjate para se ajo te mirepres investimet e huaja. Revolucioni ishte me shume nacionalist sesa socialist dhe nderkohe qe elementet do te dorezohen relativisht lehte arritjet nacionaliste te shekullit te kaluar nuk do te braktisen lehte. Modeli Kuban megjithese po ndryshohet ajo serish po merr fryme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›