E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon evakuimi i shtetasve kosovarënga Libia

PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se po vazhdon evakuimi i shtetasve të Kosovës që gjenden në Libi. Evakuimi i shtetasve të interesuar po bëhet përmes aeroplanëve të Turqisë. Të shtunën kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës

Ndërkohë që po të shtunën, në aeroportin e Tripolit janë drejtuar përafërsisht 20 shtetas të Kosovës, të cilët pritet të evakuohen përmes aeroplanëve të Turqisë. MPJ-ja ka falënderuar autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës dhe Turqisë për ndihmën e dhënë për evakuimin e shtetasve kosovarë.

Po ashtu MPJ-ja përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara është e angazhuar intensivisht për evakuimin e të gjithë shtetasve të interesuar për largim nga zonat e rrezikut.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›