“Kush do të bëhet milionarius”, premierë në teatrin “Aleksandër Moisiu”
“Kush do të bëhet milionarius” është premiera që u shfaq mbrëmë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Komedia e shkruar nga dramaturgu bullgar Hristo Boytchev dhe me regji të regjisores Driada Dervishi, është një pjesë që ka korrur mjaft sukses në shumë vende të botës. Titulli i origjinalit është në fakt “Underground Comedy”, por ajo është përshtatur me titullin “Kush do të bëhet milionarius” nga regjisorja Driada Dervishi si dhe pesë aktorët e kësaj trupe, Sanije Hoti, Roland Koça, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj dhe Andia Xhunga. Personazhet vërtiten mes kufirit të dramës dhe komedisë. Ata janë katër muzikantë që mezi e sigurojnë jetesën e tyre, por atyre u jepet mundësia që të bëhen milionerë. Tema aktuale dhe universale njëherësh, lidhja e njeriut me paranë, është ajo që përbën boshtin e komedisë.
Aleks Kalemasi