Opozita i rikthehet mbledhjeve të KQZ pas 3 muajsh bojkot. Subashi: Bojkoti u ndërpre pas qëndrimeve të BE

Presioni i ndërkombëtarëve rikthen opozitën në KQZ
Pas një bojkoti tremujor 3 anëtarët e opozitës nënkryetarja Dëshira Subashi, dhe dy anëtarët e saj Artan Laze dhe Pandeli Varfi i janë rikthyer mes ditën e djeshme mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Opozita ka bojkotuar punimet e KQZ-së për gati tre muaj si rezultat i pakënaqësive të saj ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tyre KQZ nuk ka kryer një mbarëvajtje të rregullt të mbledhjeve të këtij institucioni, dhe nuk ka dëgjuar zërin e opozitës gjatë veprimtarisë së KQZ-së dhe mos realizimit të kërkesës së saj për hartimin e një rregulloreje të re nga ana e këtij institucioni. Opozita është shfajësuar me pretendimin se veprimtaria e Komisionit Qendror Zgjedhor po rrezikon standardin e zgjedhjeve të 8 majit, ndaj kjo sipas tyre ka që edhe arsyeja kryesore e bojkotit të opozitës. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore e bojkotit. Vetë nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, e cila përfaqëson linjën e opozitës, pranoi se ka qenë presioni i ndërkombëtarëve ai që bëri të mundur rikthimin e opozitës në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Opozita bojkoti dy muaj më parë mbledhjet e KQZ-së në shenjë pakënaqësie ndaj zemërimit që kishte kapur Partinë Socialiste prej afro 2 vitesh, që nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009-ë. Edhe pse u konsiderua absurd vendimi i 3 anëtarëve të opozitës në KQZ, po këta të fundit pranuan dje se vendimi i tyre ishte i ndikuar nga anësia politike prej Partisë Socialiste, e cila njihet për bojkotin e famshëm thuajse 2 vjeçar ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
...