Kush e dha lajmin i pari për vdekjen e Osama bin Ladenit ?

Presidenti Barack Obama nuk e kishte ekskluzivitetin për të dhënë i pari lajmin e vrasjes së Osama bin Ladenit. I pari që e bëri këtë ishte Keith Urbhan, një i ri që punon në zyrën e ish-Sekretarit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. “ Një person i besueshëm më ka thënë se e kanë vrarë Osama Bin Ladenin. E fortë kjo!”, ka shkruar ai në Twitter, pak kohë para se Obama t`i drejtohej kombit.
Më pas ai tha se duhet pritur njoftimi i Obamas sepse mund të jetë një thashethem. Keith Urbhan tashmë ka më shumë klikime në Twitter sesa Obama. Edhe një IT në Pakistan e dha lajmin në Twitter para presidentit Obama.
Associated Press ishte media e parë që e dha lajmin në orën 4:48 sipas orës sonë, me njoftimin:”Presidenti Obama do të njoftojë për vrasjen e Osama Bin Laden”. Mediat amerikane e dhanë lajmin 1 minutë më vonë.